• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
UDHËTIM ME KOSTO TË ULËT/ Aeroporti i Kukësit kthehet në zgjidhje për turistët e huaj e vendas
Home
Sociale

UDHËTIM ME KOSTO TË ULËT/ Aeroporti i Kukësit kthehet në zgjidhje për turistët e huaj e vendas

23 July, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Turistët e huaj dhe vendas duket se tani më kanë gjetur rrugën më të shpejtë dhe me kosto më të ulët ajrore për të prekur tokën e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut e Malit të Zi.

Aeroporti i Kukësit, me çmimet e arsyeshme ka bërë që numri i turistëve që vijnë nga Turqia të rritet dita ditës. Dy të rijnë nga Turqia, udhëtimin e tyre të parë në Shqipëri e bën me linjën kombëtare “Air Albania” përmes linjës Stamboll-Kukës.

“Vij nga Stambolli. Udhëtimi ishte i mirë. Do të vizitojmë Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dëshiroj të njoh kulturën dhe historinë e këtyre vendeve. Jam shumë kureshtare për të njohur Maqedoninë e Veriut por edhe Shqipërinë. Shoqëria më ka thënë se në Shqipëri ka ushqime të mira, sidomos qoftet. Dua t’i provoj si janë”, thotë vajza.

“Hera e parë që vij në Shqipëri. Udhëtimi me avion nga Stambolli ishte i mirë dhe i lirë. Këtu është bukur. Do të vizitojë vendet historike në Kosovë, Maqedoninë e Veriut. Do të qëndrojmë 3 ditë”, vijon djali.

Aeroporti i Kukësit nuk është zgjidhje vetëm për emigrantët shqiptarë por edhe për kosovarët, të cilët jetojnë në Stamboll dhe pushimet verore zgjedhin t’i kalojnë në vendlindjen e tyre.

Kostoja e ulët e biletave ka bërë që aeroporti i zgjedhur, të jetë ai i Kukësit. Fluturimet e para dy herë në javë Kukës- Stamboll dhe anasjelltas u çelën me datë 15 Korrik 2021. Aktualisht, “Air Albania” në dy linja me Stambollin dhe Zyhriun operon me plot 6 fluturime në javë, numër ky i cili pritet të rritet për shkak të kërkesës së madhe të pasagjerëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MOS SHTERONI ENERGJITË TUAJA KOT"/ Këto janë shenjat e horoskopit që nuk do të mund t’i bëni kurrë për vete
Previous article LAJM I MIRË/ Krijohet linjë e re ajrore nga Shqipëria drejt Bullgarisë, kur nisin fluturimet

s.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat... Aktualitet

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat...

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare Aktualitet

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT