• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VAKANCAT NË SPAK/ Intervistohen dy kandidatët për prokurorë, çfarë tha Adnand Xholi në letrën për KLP
Home
Sociale

VAKANCAT NË SPAK/ Intervistohen dy kandidatët për prokurorë, çfarë tha Adnand Xholi në letrën për KLP

23 July, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Adnand Xholi dhe Dorina Bejko janë kualifikuar për të qenë prokurorë pranë Prokurorisë së Posaçme.

Të dy i kanë plotësuar kriteret për të qenë prokurorë special dhe kanë kaluar me sukses procesin e vetingut. Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi unanimisht miratimin e listës me dy emrat e sipërpërmendur që plotësojnë kriteret paraprake për kandidim si Prokurorë pranë SPAK. Ditën e sotme, do të bëhen seancat dëgjimore për Adnand Xholin dhe Dorina Bejkon. Ata do të intervistohen për rreth 30 minuta dhe do të regjistrohen me audio dhe video.

Plotësimi i vendeve vakante në SPAK vjen pas apeleve të shumta që janë bërë nga zyrtarët, mes tyre edhe kreu i SPAK, Arben Kraja, i cili i bëri thirrje KLP-së që të përshpejtojë procedurën.

Në letrën e tij të motivimit, Adnand Xholi përshkroi disa prej arritjeve të tij në çështje të ndryshme, disa prej të cilave edhe me impakt publik si “Masakra e Cërrikut”, “Masakra e Qafë Gjashtës”, të ndodhura gjatë vitit 1997.

Adnand Xholi: Përvoja ime disa vjeçare në hetimin e veprave penale, të cilat aktualisht janë në juridiksionin e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe përdorimi i vazhdueshëm dhe me efikasitet i mjeteve të posaçme të hetimit në procedime të gjera e të natyrës së ndërlikuar, është një shtysë e rëndësishme për t’i avancuar këto eksperienca tashmë në institucionin kryesore për hetimin e veprave penale që lidhen me krimin e organizuar, korrupsionin në nivele të larta të administratës publike dhe terrorizmin.

Kam një përvojë të konsoliduar në hetimin dhe përfaqësimin e akuzës në Gjykatën e Krimeve të Rënda të çështjeve me impakt publik si “Masakra e Cërrikut”, “Masakra e Qafë Gjashtës”, të ndodhura gjatë vitit 1997. Lidhur me këto çështje penale, pavarësisht faktit se hetimet ishin mbyllur nga prokuroritë lokale, ato u rihapën pas 10 vitesh dhe autorët janë deklaruar fajtor në të gjitha shkallët e gjykimit.

Kam hetuar dhe përfaqësuar akuzën në çështje të juridiksionit fillestar pranë Gjykatës së Lartë, ku të akuzuar kanë qenë disa zyrtarë të lartë. Ndërkohë, është kërkuar dhe vendosur heqja e imunitetit ndaj dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë (gjatë vitit 2015), si dhe përfaqësimi i akuzës pranë Gjykatës së Lartë ndaj tyre.

Në vitin 2011, në bashkëpunim dhe me agjencitë ligjzbatuese partnere si belge, hollandeze, spanjolle etj., falë shkëmbimit të informacioneve në kohë reale dhe administrimit të provave me anë të ndihmës së ndërsjelltë juridfike në fushën penale, kam hetuar dhe dërguar për gjykim rastin e parë të trafikut të lëndë të forta narkotike nga Kolumbia në Shqipëri, ku nëpërmjet përdorimit të metodave të posacfme ttë hetimit, në muajin mars 2011 u finalizua me sukses sekuestrimi i një kontenieri brenda të cilit ndodheshin 52 fuci me vaj palme që përmbante dhe kokainë të shkrirë në të pas përfitimit të saj do të përfitohej sasi prej rreth 200 kg e llojit kokainë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ASKUSH MBI LIGJIN"/ Yuri Kim: Shumë kanë dashur ta bllokojnë reformën, sot po shohim rezultate
Previous article NDODH EDHE KJO/ Dy të rinj i këpusin nga qafa varëset e floririt turistit 21-vjeçar

s.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat... Aktualitet

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat...

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare Aktualitet

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT