• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANKTHI DHE STRESI LIDHUR ME COVID-19/ OBSH thirrje: Të forcohen shërbimet dhe të përmirësohet qasja në to
Home
Nderkombetare

ANKTHI DHE STRESI LIDHUR ME COVID-19/ OBSH thirrje: Të forcohen shërbimet dhe të përmirësohet qasja në to

22 July, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të enjten se ndikimi i pandemisë në shëndetin mendor do të jetë “afatgjatë dhe i gjerë”. Ekspertët kanë bërë thirrje për veprim lidhur me ankthin dhe stresin e lidhur me COVID-19

“Të gjithë janë të prekur në një mënyrë apo tjetër”, OBSH-ja deklaroi në fillim të një takimi dy ditor në Athinë me ministra të shëndetësisë nga disa shtete.

Organizata tha se “ankthi i lidhur me shpërndarjen e virusit dhe ndikimi psikologjik i mbylljes dhe vetizolimit”, kanë kontribuar në një krizë të shëndetit mendor, bashkë me streset e lidhura me papunësinë, shqetësimet financiare dhe izolimin social.

Drejtori regjional i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge tha se shëndeti mendor duhet të konsiderohet një e drejtë fundamentale njerëzore duke theksuar se virusi ka shkatërruar jetë. “Pandemia e ka tronditur botën”, tha ai në konferencë.

“Më shumë se katër milionë jetë të humbura në botë, jetesa të shkatërruara, familje dhe komunitete të ndara në mënyrë të sforcuar, biznese të bankrotuara dhe njerëz të privuar nga mundësitë”, shtoi ai.

OBSH bëri thirrje për forcim të shërbimeve për shëndetin mendor në përgjithësi dhe të përmirësohet qasja në shërbime të kujdesit përmes teknologjisë.
Ata po ashtu kanë kërkuar mbështetje psikologjike më të mirë në shkolla, universitete, vende të punës dhe për persona në vijën e parë të frontit në luftën kundër COVID-19.

Ministrat e dëgjuan Katerinën, një grua greke 38-vjeçare, që iu tregoi se si ka qenë duke pranuar trajtim për një çrregullim psikiatrik që nga viti 2002 dhe ka qenë duke e përballuar mirë derisa pandemia goditi.

Më pas, ajo nuk kishte mundësi të merrte pjesë në grupet mbështetëse dhe nuk mund ta shihte babanë e saj, duke u detyruar kështu të shtojë trajtimin e saj. “Presioni i izolimit social çoi në ankth të shtuar”, tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OBSH KËRKON KONTROLL TË LABORATORVE/ Kina refuzon planin për të zbuluar origjinën e COVID-19
Previous article ITALIA NËN MASA TË ASHPËRA ANTI-COVID/ Revoltohen qytetarët: Qeveria po na detyron…

Delo.autor

Postime të ngjashme

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin Botë

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati? Botë

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati?

KAOS NË SHTËPINË E BARDHË PAS HUMBJES SË ZGJDHJEVE/ Rubio mendon dorëheqjen për t’u distancuar nga Trump para zgjedhjeve të 2028-ës Botë

KAOS NË SHTËPINË E BARDHË PAS HUMBJES SË ZGJDHJEVE/ Rubio mendon dorëheqjen për t’u distancuar nga Trump para zgjedhjeve të 2028-ës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT