• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KAM AKOMA PËR TË DHËNË”/ Alket Hyseni: Tërheqja nga gara ishte lëvizje strategjike…
Home
Politikë

“KAM AKOMA PËR TË DHËNË”/ Alket Hyseni: Tërheqja nga gara ishte lëvizje strategjike…

22 July, 2021 s.autor Politikë

Garën e 25 prillit nuk e çoi deri në fund, por kjo nuk do të thotë se e ndali dhe rrugëtimin politik. Në një intervistë, Alket Hyseni shpreh gatishmërinë për të vijuar kontributin në Partinë Socialiste.

Në mungesë të Parlamentit, ambicia e tij është kabineti “Rama 3”. “Jam shumë i ri për ta mbyllur angazhimin tim në politikë dhe nga ana tjetër nuk e shoh veten time pashmangshmërisht me të qenit aktiv në politikë. Nëse do të më kërkohet çdo angazhim do t’i përgjigjem për të vijuar kontributin tim në shoqërinë shqiptare, po pse jo dhe në qeverisjen e vendit në vijim, patjetër në strukturat e Partisë Socialiste”.

Alket Hyseni mohon pakënaqësinë për renditjen në listën e kandidatëve të Vlorës nga kryeministri Rama, ndërsa largimin e tij në momentin e fundit e konsideron një lëvizje strategjike në funksion të fitores. “Kryeministri vendit renditi veten në limitin e pritshëm të mandateve dhe unë e gjykova se të qenit në listë nuk do të sillte produktin e duhur, aq sa do ta sillte, duke mos qenë në këtë listë fare e duke punuar fort për mandatin personal të kryeministrit, për mandatin e tretë të qeverisjes së PS dhe kryeministrit Edi Rama. Por, mendoj se ka shumë e shumë mënyra për të vijuar kontributin tim për Sarandën, por edhe për gjithë qarkun e Vlorës”.

Misioni i fundit që ndërmori si parlamentar ishte hetimi për të shkarkuar presidentin Meta, e këtë vendim, Hyseni shpreson ta shohë të finalizuar dhe në Gjykata Kushtetuese. “Nuk kemi pasur asnjë kënaqësi që të gjendeshim në këtë pozitë dhe këtë e them jo politikisht, por e them në pikëpamjen e funksionimin e një shteti, që për askënd nuk është kënaqësi të procedojë presidentin e Republikës. Raporti i është përcjellë Gjykatës Kushtetuese dhe kam besimin e shpresoj që ajo, në lartësinë e strukturave të saja funksionale, do të dalë në një vendim që gjithë shqiptarët e presin me padurim”.

Teksa në shtator pritet të marrin detyrën 140 ligjvënësit e rinj, Alket Hyseni shpreson në hapjen e një kapitulli të ri bashkëpunimi me opozitën. Mazhoranca do t’i ketë të nevojshme votat e opozitës për ndryshime Kushtetuese në kuadër të reformës në drejtësi, ndërkohë që opozita do të paraqesë në parlament platformë jo vetëm për reformë kushtetuese, por edhe zgjedhore e territoriale.(A2)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRDHUNIM DHE SULME SEKSUALE/ Ish-producenti i filmave të Hollivudit deklarohet i pafajshëm për akuzat në Kaliforni
Previous article DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Ç'sollën dy takimet Kurti-Vuҫiq që kaluan vetëm me akuza dhe kundërakuza?

s.autor

Postime të ngjashme

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat Politikë

"BEKIM PËR VENDIN"/ Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Nuk është shitje e tokës publike, por investim privat

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT