• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VAKTI I MËNGJESIT/ 8 shkaqet që po ju bëjnë të shtoni peshë
Home
Shëndet

VAKTI I MËNGJESIT/ 8 shkaqet që po ju bëjnë të shtoni peshë

22 July, 2021 s.autor Shëndet

Një mëngjes i mirë dhe i ekuilibruar ju ndihmon të ndiheni të ngopur dhe të kënaqur, ushqen trupin me lëndët e duhura ushqyese dhe ju jep energji gjatë gjithë ditës.

Megjithatë ende shumë njerëz gabojnë në mënyrën se si e përgatisin mëngjesin dhe këto gabime mund të jenë shakaku i peshës së tepërt trupore.

Më poshtë AgroWeb.org ju rendit disa nga arsyet se si vakti i mëngjesit, po ju bën të shtoni në peshë dhe gjithashtu disa këshilla se si të përgatisni një mëngjes sa më të shëndetshëm.

Mëngjesi Juaj Nuk Përmban Proteina
Mungesa e proteinave në vaktin e mëngjesit, mund t’ju bëjë të ndjeheni më të uritur më vonë. Kjo mund të çojë në konsumimin e kalorive të tepërta gjatë orëve të vona të ditës.

Sigurohuni që të shtoni më shumë ushqime proteinike. Për shembull, ju mund të kombinoni një tas me drithëra me një vezë të zier fort.

Po Konsumoni Ushqime Me Shumë Sheqer
Kur zgjoheni, përpiquni të mos hani asgjë me shumë sheqer ose me shumë yndyrë, pasi kjo mund të ndikojë në shëndetin e mëlçisë tuaj.

Ju duhet të konsumoni ushqime të shëndetshme dhe të plota pasi do t’ju ndihmojë të rrisni metabolizmin gjatë gjithë ditës.

Po Konsumoni Vetëm Karbohidrate
Një mëngjes i përqëndruar vetëm në karbohidrate mund të na bëjë të ndihemi shumë të uritur pas pak kohe.

Prandaj kombinimi i karbohidrateve me proteina, do të ishte një zgjidhje më e shëndetshme.

Ju Po E Anashkaloni Plotësisht Mëngjesin
Edhe pse anashkalimi i mëngjesit nuk çon gjithmonë në shtim të peshës, mund të çojë në ngrënie të tepërt gjatë drekës ose darkës, e si pasojë shtim në peshë.

Nëse nuk jeni të uritur në mëngjes, konsumoni të paktën diçka të lehtë, në mënyrë që të mos ndiheni shumë i uritur përgjatë ditës.

Nëse nxitoni dhe e anashkaloni mëngjesin, atëherë përgatitja paraprake e ushqimeve të shpejta mund të jetë zgjidhje.

Nuk Po Konsumoni Një Vakt Të Balancuar
Proteinat dhe fibrat ndihmojnë në plotësimin e vaktit dhe parandalojnë ngrënien e tepërt gjatë ditës.

Një mënyrë për të përmirësuar këtë vakt është duke shtuar ushqime që përmbajnë proteina, si sallami dhe fruta që përmbajnë fibra, si bananet.

Po Konsumoni Vetëm Drithëra
Drithërat e përpunuara përmbajnë një pjesë të madhe ushqyesve artificialë të shtuar.

Ato janë zakonisht të pasura me sheqer të përpunuar, i cili që do t’ju japë një shpërthim të menjëhershëm energjie, që do të ulet shumë shpejt nëse nuk kombinohet me proteina dhe yndyrna të shëndetshme.

Po Kufizoni Së Tepërmi Marrjen E Kalorive
Një mëngjes i ekuilibruar përfshin proteinat, karbohidratet dhe yndyrnat.

Nëse ju po e anashkaloni këtë rregull, rrezikoni të përfundoni duke ngrënë më shumë gjatë vakteve të tjera.

Një nga kombinimet e shumta që mund të bëni dhe që do t’ju mbajë të ngopur më gjatë është të gatuani vezë të shoqëruara me avokado dhe bukë.

Po Konsumoni Vaktin Shumë Shpejt
Të ngrënit në mënyrë të shpejtë, mund të çojë në marrjen e më shumë kalorive sepse ndjesia e ngopjes vjen me vonesë.

Prandaj është e rëndësishme ta përtypni mirë ushqimin dhe ta shijoni këtë proces./AgroWeb.org

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBOLLI ART ME DROGË/ Arrestohet 60-vjeçari në Lezhë
Previous article "NËSE JENI TË VAKSINUAR S'DO VDISNI"/ Biden i zhgënjyer për ngadalësimin e vaksinimit: Në muajt e ardhshëm...

s.autor

Postime të ngjashme

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta Shëndet

"HIDRATIM DHE SHMANGIE TË PIKUT GJATË..."/ ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit Shëndet

SYTË MUND TË ZBULOJNË RREZIKUN E ALZHEIMER/ Studimi: Retina si “pasqyrë” e shëndetit të trurit

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta Shëndet

RREZIKU NGA DIELLI/ Të gjithë në plazh, por duhet kujdes për lëkurën nga temperaturat e larta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT