• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MUNDËSIA E ANULIMIT TË LOJËRAVE OLIMPIKE/ Kreu i OBSH: Të realizohen, janë festë shprese! Pandemia do të përfundojë kur…
Home
Nderkombetare

MUNDËSIA E ANULIMIT TË LOJËRAVE OLIMPIKE/ Kreu i OBSH: Të realizohen, janë festë shprese! Pandemia do të përfundojë kur…

21 July, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Teksa na ndajnë edhe dy ditë nga Lojërat Olimpike dhe teksa opsioni i anulimit të tyre është i mundshëm, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh se duhet të realizohen dhe të bëhen një shembull se me një plan të sigurt dhe masat e duhura anti-COVID gjithçka arrihet edhe në një periudhë pandemike si kjo.

Tedros duke folur për Komitetin Olimpik të Lojërave tha se ato duhet të mbahen, pasi do të jenë si një “festë shprese” për të gjithë botën, në këto momente.

“Lojërat Olimpike kanë fuqinë të bashkojnë njerëzit, të frymëzojnë dhe të tregojnë se çfarë është e mundur të bëhet!”, tha ai.

Tedros kritikoi sërish pabarazinë në shpërndarje të vaksinave, duke theksuar se pandemia do të kishte marrë fund nëse vendet e G20 do të kishin menaxhuar siç duhej dozat.

“Në vend që të shpërndahen në të gjithë botën, dozat e vaksinave anti-COVID janë përqendruar në duart e disave”, shtoi ai.

Kreu i OBSH, u shpreh se pandemia do të marrë fund kur ne ta vendosim, pasi sipas tij gjithçka është në dorën dorë për shkak se kemi çdo mjet që na nevojitet.

“Pandemia do të përfundojë kur ne ta vendosim! Është në dorën tonë! Ne kemi çdo mjet të nevojshëm për ta parandaluar sëmundjen”.

Ditët e fundit siç ka thënë edhe Kreu i Komitetit Organizues të Lojërave Olimpike, Toshiro Muto nuk përjashtohet mundësia që ato të anulohen, kjo për shkak se çdo ditë po rezultojnë pozitiv me COVID-19 gjithnjë e më shumë sportistë.

Lojërat Olimpike nëse do të realizohen pritet të mbahen më 23 korrik deri më 8 gusht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPITALI I KOSOVËS MBUSHET ME PACIENTË/ Mjekja: Njerëzit kanë ngrënë shumë bakllava për Bajram
Previous article PLAGOSJE ME ARMË ZJARRI NË KUÇOVË/ Shpallet në kërkim 29-vjeçari. DETAJET si ka ndodhur ngjarja

s.autor

Postime të ngjashme

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të Botë

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës Botë

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar Botë

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT