• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA DHE IZRAELI NË ALARM NGA DELTA/ Numër rekord rastesh të reja që nga janari
Home
Nderkombetare

SHBA DHE IZRAELI NË ALARM NGA DELTA/ Numër rekord rastesh të reja që nga janari

20 July, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Izraeli regjistroi numrin rekord të rasteve të reja me Covid që prej muajit mars të këtij viti. Ekspertët paralajmërojnë se shifrat që vijnë nga ky shtet paralajmërojnë se përballë variantit Delta të virusit vaksinat shmangin vetëm rastet e rënda, por jo infektimin.

Autoritetet izraelite njoftuan se në 24 orët e fundit janë regjistruar rreth 1300 raste të reja me Covid. Shifrat kanë alarmuar Qeverinë që do të mbledhë ditën e mërkurë ekspertët dhe sipas mediave vendase do të njoftojë rivendosjen në funksion të certifikatës së sigurisë, që u hoq disa javë më parë.

Gjysma e të infektuarve, sipas të dhënave janë persona që nuk janë vaksinuar plotësisht, ndërsa pjesa tjetër janë ata që kanë marrë të dyja dozat me vaksinës Pfizer.

Ndërkohë, në SHBA autoritetet thonë se tashmë varianti Delta përbën 83 për qind të totalit të rasteve aktive në vend dhe vijon të përhapet me shpejtësi. Eksperti Antonio Fauci tha se shpejtësia e përhapjes së këtij varianti është tmerruese dhe u bëri thirrje qytetarëve të pavaksinuar që të nxitojnë dhe të vaksinohen sa më shpejt.

Shifra është një rritje dramatike nga java e 3 korrikut, kur varianti përbënte rreth 50% të rasteve të koronavirusit.

“Mënyra më e mirë për të frenuar përhapjen e varianteve të COVID-19 është parandalimi i përhapjes së sëmundjes dhe vaksinimi është mjeti më i fuqishëm që kemi”, tha Dr. Rochelle Walensky, drejtore e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve gjatë një dëgjese në Senatin amerikan të martën.

Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive amerikane Anthony Fauci tha se vaksinat e autorizuara për COVID-19 në vend janë më shumë se 90% efektive në parandalimin e shtrimeve në spital dhe vdekjeve. Dr. Walensky tha se vdekjet nga COVID-19 në SHBA kanë qenë mesatarisht 239 në ditë gjatë javës së kaluar, gati 48% më të larta se javën një javë më herët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U BË NËNË QË NË MOSHËN 16-VJEÇE/ 32-vjeçarja amerikane me 12 fëmijë: Jam mama me kohë të plotë
Previous article "JAM JETUAR NJË VIT TË MREKULLUESHËM"/ "Demi" Lautaro: Triumfi me Argjentinën ishte special sepse…

s.autor

Postime të ngjashme

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të Botë

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës Botë

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar Botë

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT