• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ U desh helikopteri që të kapej “mushka” shqiptare, i gjetën listën me EMRA dhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET E REJA/ U desh helikopteri që të kapej “mushka” shqiptare, i gjetën listën me EMRA dhe…

20 July, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një shqiptar është dënuar me burg në Britaninë e Madhe pasi u arrestua për shpërndarje të lëndëve narkotike. Për arrestimin 27-vjeçarit E. Xhafa, u desh edhe përdorimi i një helikopteri, pasi i riu tentoi që të arratisej.

Xhafa la makinën dhe u përpoq që të ikte me vrap në një fushë pranë një autostrade. Mirëpo me futjen në punë të një helikopteri u bë e mundur lokalizimi dhe kapja e të riut.

Në makinën e tij BMW, u gjetën dy kuti kartoni me më shumë se 15 kilogramë kanabis, 273 Paund dhe një listë me emra me shkrim dore. “Mushka” që do të bënte shpërndarjen e drogës e konsiderojnë mediat britanike shqiptarin.

Pas arrestimit, Xhafa u dërgua në komisariat, por refuzoi që t’u përgjigjej pyetjeve të policisë, por tha vetëm se jetonte në Sheffield. Autoritetet mundën që të gjejnë adresën e shtëpisë së tij dhe brenda gjetën 56 rrënjë kanabis që po rriteshin.

Ai kishte ndërtuar një fabrikë dhe sistemin e kishte përshtatur në mënyrë të tillë që të kultivonte lëndën narkotike. I riu shqiptar u akuzua për posedim të drogës së klasit B me qëllim shpërndarjen dhe prodhimin e kanabisit.

Fillimisht i mohoi akuzat, por më vonë pranoi fajësinë. Avokati i tij mbrojtës tha se i riu kishte shkuar në Britani për një jetë më të mirë për veten dhe familjen. Por ai e ka gjetur veten në momente të vështira me një organizatë kriminale.

Sipas avokatit, Xhafa ka tentuar që të largohet, por nuk është lejuar nga krerët e bandës të cilët kanë ushtruar presion, e kanë intimiduar dhe e kanë kontrolluar. Por kjo nuk mjaftoi që t’i ndryshonte mendjen gjykatësit i cili e dënoi shqiptarin me 28 muaj burg.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRIKË NË ITALI/ Sportisti ikonë pëson atak kardiak dhe dërgohet në spital
Previous article A KE NJË PARTNER NË JETËN TËNDE? Hygerta Sako: Sa më shumë kalojnë vitet rriten standardet. Nuk dua një mashkull për…

F.autor

Postime të ngjashme

PËRLEDHJE ME THIKA NË ATHINË/ Plagoset rëndë 40-vjeçari indian, mes të arrestuarve edhe një shqiptar Aktualitet

PËRLEDHJE ME THIKA NË ATHINË/ Plagoset rëndë 40-vjeçari indian, mes të arrestuarve edhe një shqiptar

TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË MAT/ Breshëria mbi makinën e familjes Lleshi, Kryeprokurori i Dibrës ndjek hetimet: Si u arratisën autorët përmes… Aktualitet

TË SHTËNAT ME ARMË ZJARRI NË MAT/ Breshëria mbi makinën e familjes Lleshi, Kryeprokurori i Dibrës ndjek hetimet: Si u arratisën autorët përmes…

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË SHKODËT/ Detajet: Autori i maskuar si shpërndarës picash Aktualitet

SHPËRTHIMI ME TRITOL NË SHKODËT/ Detajet: Autori i maskuar si shpërndarës picash

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT