• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KURBAN BAJRAMI/ Kreu i KMSH uron besimtarët: Të kthejmë vëmendjen te familja…
Home
Sociale

KURBAN BAJRAMI/ Kreu i KMSH uron besimtarët: Të kthejmë vëmendjen te familja…

20 July, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Kryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu ka përcjellë urimin për të gjithë besimtaret myslimanë për festën e Kurban Bakramit, dita më e rëndësishme në kalendarin mysliman.

Nga Sheshi ‘Skënderbej’, ku u mblodhën me qindra besimtarë për faljen e namazit, Spahiu kërkoi më shumë dashuri e harmoni mes njerëzve.

Ai e vuri theksin te familja, si bërthama e shoqërisë, ku tha se duhet të kthehet vëmendja dhe të ketë reflektim, ndërsa kërkoi më shumë dashuri e harmoni mes njerëzve.

“Të dashur motra dhe vëllezër, sot jemi mbledhur për të festuar Kurban Bajramin, festa që simbolizon dashurinë e njeriut ndaj Zotit të Gjithësisë. Kjo festë mbart kuptim dhe vlera të larta. Festat në Islam nuk janë festa konsumi, janë adhurim dhe gëzim njëkohësisht, Kurban Bajrami është festa që na kujton se sa e lartë duhet të jetë devocioni i njeriut ndaj Krijuesit të gjithësisë. Jeta e njeriut është një rrugë kalim nga kjo botë për në botën e përtejme. Në shoqërinë e sotme moderne, jeta është shumë e vrullshëm, ngut për të arritur gjëra materiale edhe pse e dimë që ato nuk do i mbeten askujt. Dua të sjellë në vëmendje lënien në harresë të familjes, ditë si kjo e sotmja duhet të shërbejnë për të reflektuar. Ne shohim se si rastet te dhunës në familje rriten, kjo është e papranueshme, fjala divorc po kthehet në diçka normale për çiftet. Shqetësuese është sjellja ndaj prindërve. Mos i lini vetëm, kujdesuni për ta. Këto fenomene janë kambanë alarmi të asaj që po vjen, ne e kemi detyrim ta ndalim atë, nuk ka rrugë tjetër përveç kthimit të vëmendjes te familja. Ne duhet ta ruajmë me fanatizëm familjen. Familja është bërthama e shoqërisë njerëzore. Ushqeni dashuri ndaj njëri-tjetrit, t’i lutemi Zotit të na udhëzojë në rrugën e drejtë”, tha ai. ”, tha Spahiu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HOROSKOPI 20 KORRIK/ Kontrolloni durimin për të mos lënduar... Yjet për sot
Previous article DIELL DHE TEMPERATURA DERI NË.../ Mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

s.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat... Aktualitet

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat...

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare Aktualitet

PROBLEME TEKNIKE NË AEROPORTIN E RINASIT/ Pezullohen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara Aktualitet

"LUFTA" ME FLAKËT/ Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT