• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DOJA TË…”/ U gjet duke u zvarritur në rrugë për ndihmë, detaje nga VRASJA e shqiptarit në Itali
Home
Aktualitet
Kronikë

“DOJA TË…”/ U gjet duke u zvarritur në rrugë për ndihmë, detaje nga VRASJA e shqiptarit në Itali

18 July, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

“Doja të mbrohesha”. Këto janë fjalët e Lorenzo Rivani, 63-vjeçari i cili të shtunën vrau fqinjin e tij shqiptar gjatë një zënke në Novara të Italisë.

Rivani ndodhet aktualisht në burgun e Novara-s, pasi arrestimit dhe marrjes në pyetje. Sipas versionit të tij të përcjellë nga mediat italiane, sherri me viktimën, 59-vjeçarin Caf Nikaj, degjeneroi dhe goditja fatale që i dha në bark me një thikë kuzhine, ka ndodhur në vetëmbrojtje. Hetuesit po punojnë për të kuptuar nëse bëhet fjalë vërtetë për një zënkë që shkoi keq, apo për një hakmarrje të paramenduar, duke qenë se fqinjët kishin pasur debate të vazhdueshme.

Kush janë viktima dhe autori: Caf Nikaj jetonte prej shumë vitesh në Itali me bashkëshorten, në një bllok apartamentesh në rrugën Valsessia, në shtëpinë e një të moshuari për të cilin punonte. Ndërsa Rivani banonte në katin më sipër, vetëm. Fqinjët tregojnë për debate mes të dyve, shpesh për biçikletën e Rivanit, të cilën ai e linte të parkuar në hyrjen e përbashkët të pallatit, megjithatë askush nuk mendonte që këto përplasje të çonin deri në vrasje.

Zënka dhe thika: Versioni i Rivanit, që thuhet se është nën shok, nuk është i plotë. Sipas të dhënave të para, Rivani dhe Nikaj u takuan rastësisht në rrugë. Aty nisi një debat dhe njëri prej tyre nxori thikën. 59-vjeçari shqiptar mbeti i plagosur rëndë dhe ishte pikërisht Rivani që telefonoi policinë, duke i thënë se e kishte goditur fqinjin në vetëmbrojtje, duke u kthyer më pas në apartamentin e tij ku dhe u gjet nga agjentët e policisë. Rrobat me gjak i kishte ende veshur, ndërsa në trup kishte dhe plagë sipërfaqësore, ndoshta të ndodhura gjatë përplasjes me viktimën.

Vdekja dhe arrestimi: Gjendja e Nikajt ishte menjëherë e rëndë. Shërbimet e emergjencës që mbërritën në vendin e ngjarjes, e gjetën duke e zvarritur në rrugë për ndihmë. Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital, ai humbi jetën në reanimacion. Plaga që kishte marrë ishte e rëndë dhe shqiptari kishte humbur shumë gjak.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZGJON" MEMORIEN E TIFOZËVE TË ITALISË/ Trajneri Mancini: Para një jave e dini të gjithë se ç’ndodhi (FOTO)
Previous article RRËFEN MOMENTIN E FRIKSHËM/ Lei Kraja: Më ndoqi dhe më kapi për të më futur në makinë

F.autor

Postime të ngjashme

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë! Aktualitet

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar Aktualitet

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar

"300 MIJË EUROT VENDOSI TE DEPOZITA E GAZIT"/ Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf në derën e shtëpisë Aktualitet

"300 MIJË EUROT VENDOSI TE DEPOZITA E GAZIT"/ Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Vorë, 56-vjeçari i la kushëririt plumbin në zarf në derën e shtëpisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT