• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HELMIMI MASIV/ Drejtori i QKMF: Situata në Deçan drejt përmirësimit, 74 persona janë trajtuar brenda 24 orëve
Home
Rajon

HELMIMI MASIV/ Drejtori i QKMF: Situata në Deçan drejt përmirësimit, 74 persona janë trajtuar brenda 24 orëve

18 July, 2021 Delo.autor Rajon

Numri i të personave të helmuar në Deçan është duke shënuar rënie. Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha, ka treguar se situata e krijuar prej një javë atje është duke shkruar drejt përmirësimit.

Ai ka treguar se në 24 orët e fundit janë 74 persona të cilët janë duke marrë terapi. Berisha ka theksuar edhe se personat që po kanë simptoma më gjatë nuk duhet shqetësohen sepse një gjë e tillë është e rikuperueshme.

“Lirisht mund të them se gjendja është në përmirësim e sipër. Numri i pacientëve është në rënie që na jep me kuptu në aspektin klinik që jemi në bishtin e epidemisë si quhet në gjuhën e mjekësisë. Do me thënë në 24 orët e fundi i kemi vetëm 74 të cilët janë duke marrë terapi me simptomatologji që kishin deri më tani. Mirëpo kjo është normal dhe ne presim që në tre-katër ditët e ardhshme pjesa dërmuese e pacientëve të ndalet. Mirëpo mbesin një numër i konsideruar i pacientëve tek të cilët është shkaktuar ndoshta një infeksion më i rëndë. Por pacientëve të cilëve iu zgjat pak më tepër nuk duhet të shqetësohen përshkak se kjo është e rikuperueshme. Këshilloj pacientët e Deçanit që atyre që iu zgjat më shumë mos të shqetësohen sepse varet prej nivelit të infeksionit”, tha Berisha.

Ndërsa vetëm gjatë kësaj të diele janë 67 persona që kanë kërkuar ndihmë në QKMF-në e Deçanit.

“Pacientët që kanë marrë ndihmë sot është 67, mund të ketë edhe ndonjë numër që është trajtuar në Mjekësi Familjare dhe Pediatri por është e pritshme dhe ne po presim që në këtë formë të bie edhe numri i pacientëve”, tregoi ai për KosovaPress.

Dyshimet e para çojnë se i gjithë helmimi ndodhi nga uji i pijes i cili vinte nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini”, për çka tashmë Komuna e Deçanit ka marrë vendim që “Hidrodrini” nuk do ta këtë nën menaxhim komunën me të cilën ai udhëheqë. Mirëpo nga “Hidrodrini” kanë insistuar se nuk ka tregues që uji i pijshëm është shkaktari i helmimit të qytetarëve.

Megjithëkëtë, Berisha ka potencuar edhe njëherë se analizat për atë se si ndodhi helmimi i qytetarëve të Deçanit janë duke u bërë në vazhdimësi e mostrat e ujit po merren jo vetëm në pikat ku ka dyshimet por në gjithë komunën.

Më 11 korrik në Deçan u raportuan rastet e para të dyshimeve të helmimit të banorëve atje, numër ku që kaloi mbi 1500 persona të helmuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Pati kontakt me një të infektuar, Kryeministri Boris Johnson do të vetizolohet për 10 ditë
Previous article FOTO EPIKE/ U shpall Kampion Europe me Italinë, Mancini pret radhën… te kasapi i lagjes

Delo.autor

Postime të ngjashme

KRIZA NË KOSOVË/ Ish-ambasadori Walker paralajmëron: Nëse partitë nuk bashkohen për Presidentin, do të ketë thellim të përçarjes Rajon

KRIZA NË KOSOVË/ Ish-ambasadori Walker paralajmëron: Nëse partitë nuk bashkohen për Presidentin, do të ketë thellim të përçarjes

"KASAPI I BALLKANIT" ME FUNERAL / Serbia do t’i japë nderime Ratko Mlladiçit Rajon

"KASAPI I BALLKANIT" ME FUNERAL / Serbia do t’i japë nderime Ratko Mlladiçit

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake Rajon

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT