Për shkak të rëndimit të bilancit të viktimave në Europën Perëndimore, kancelarja gjermane Angela Merkel do të zbresë në terren për të vëzhguar situatën. Brenda ditës së sotme Merkel pritet të udhëtojë në fshatin Schuld, i cilë është një nga dy rajonet me të prekura nga përmbytjet katastrofale.
Merkel i ka quajtur përmbytjet një “tragjedi” dhe ka premtuar mbështetje nga qeveria për bashkitë e goditura. Deri më tani Gjermani ka shënuar 156 viktima ndërsa qindra të tjerë rezultojnë të humbur.


