• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PESHQIT E MËDHENJ”/ SPAK rihap tenderat edhe tek disa ministri të tjera, por cila është pengesa kryesore?
Home
Breaking News

“PESHQIT E MËDHENJ”/ SPAK rihap tenderat edhe tek disa ministri të tjera, por cila është pengesa kryesore?

18 July, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një nga denoncuesit ndër vite për abuzimet me tenderat është Kontrolli i Lartë i Shtetit që jo pak herë ka evidentuar shkelje në fushën e prokurimeve publike.

Por të dyshuarve nuk u ka hyrë gjemb në këmbë edhe pse janë gjetur probleme në dosjet e tenderave si përgatitja e dokumentacionit, hartimi i specifikimeve teknike, përzgjedhja e procedurës, vlera e kontratës, shqyrtimi i ofertave në garë deri tek zbatimi i kontratave.

Vetëm për periudhën janar- qershor të një viti më parë, auditimi i KLSH nxori në pah se kishte gjetur dëm prej 336 milionë lekë më së shumti në procedurat e prokurimit dhe gjatë zbatimit të kontratave dhe dorëzimit të punimeve.

Për SPAK ankesat e bizneseve dhe të kompanive humbëse po kthehen në një minierë të vërtetë, që pritet të prodhojë jo vetëm luftë ndaj korrupsionit por të nxjerrë para drejtësisë edhe dhjetëra anëtarë të komisioneve dhe njësive të prokurimit.

Por burime të SPAK pretendojnë se për të shkuar në majën e institucioneve dhe zyrtarëve që i kanë urdhëruar vartësit, për përzgjedhjen e fituesve apo që kanë vënë në lëvizje nivelin zbatues, duhet ndihma e vetë të dyshuarve dhe e personave që vendosen nën akuzë.

“Për shembull, rasti më i fundit është hetimi i tenderimit të uniformave, apo edhe rehabilitimi i një kanali vaditës. Në përfundim, me një logjikë sipërfaqësore  jemi të qartë se nuk janë komisionet vendimmarrësit e vërtetë. Ndonëse dokumentet dhe firmat e tyre e tregojnë këtë gjë. Ky është aspekti i provave. Në dy raste drejtoresha e blerjeve të përqendruara E. Naqellari, rezulton se i përjashton anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave derisa gjen dy vota pro”, – thotë burimi pranë prokurorisë së SPAK.

Sipas tij, sigurimi i pjesëmarrësve që do miratojnë procedurën, edhe pse dosjet janë të mangëta, është një nga truket e eprorëve dhe të shefave që orientojnë në informalitet procedurën korruptive dhe  që kujdesen të mos lënë gjurmë në asnjë shkresë apo t’i përcjellin urdhrat veçse verbalisht, ose përmes të besuarve

“Shembulli i kryebashkiakut Tushe, edhe ky i dyshuar për shkelje të barazisë në tendera është një ilustrim i kësaj piste. Zyrtari ka kontakt me I. L edhe ky i arrestuar, shikohen që frekuentohen dhe në përfundim fitues shpallen miqtë e tij. Influenca është e dukshme, dhe ky është shkaku se përse prokuroria cek njohjen mes tyre si ndikim për të përzgjedhur fituesin, i cili është lidhje e afërt familjare” shton më tej në anonimitet zyrtari i SPAK.

Por si do shkohet tek shefat e mëdhenj?

“Është rrezik i dyfishtë për grupet e hetimit që trajtojnë tenderat. Ose dikush do flasë dhe do tregojë të vërtetën si u urdhërua, kush e urdhëroi? Ose ky dikush do mbajë përgjegjësinë e të tjerëve” parashikon zyrtari.

Burimet tregojnë se mbas finalizimit të hetimit për tenderin 2.8 miliardë lekë të uniformave policore, është veçuar hetimi për tenderat në Ministrinë e Mbrojtjes por nuk jepen detaje për shkak të sekretit hetimor.

Gjithashtu është nën shqyrtim një tender tjetër i Ministrisë së Shëndetësisë dhe tenderat e Ministrisë së Bujqësisë dhe të shërbimeve të tjera publike, që po verifikohen një më një.

Vetëm së fundmi, të dhënat e APP tregojnë se sa i përket numrit të procedurave me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, për periudhën janar–dhjetor 2020 janë zhvilluar gjithsej 416 procedura nga tё cilat, 191 procedura janё pёrdorur pёr pёrballimin e emergjencave nё kuadёr tё COVID-19 dhe 74 procedura nё kuadёr tё proçesit tё rindёrtimit.

Vetёm 151 procedura me negocim pa shpallje paraprake tё njoftimit tё kontratёs janё pёrdorur nga Autoritetet Kontraktore nё bazё tё parashikimeve tё ligjit tё prokurimit, për situata tё ndryshme (pa Covid-19 dhe pa Rindërtimin). Krahasuar me numrin total tё procedurave tё pёrfundura me fitues (konkurruese + negocim pa shpallje), procedurat me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës përbëjnë 8.3% tё tyre.(SI)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRITIKON ASHPËR BASHËN/ Ristani: Nuk patën kurajon të analizojnë veten, vendi ka nevojë për opozitë të vërtetë
Previous article STUDIMI I RI/ Temperaturat anormale, po shkaktojnë 5 milionë vdekje shtesë çdo vit

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen Aktualitet

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike Aktualitet

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT