• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SIRI/ Betohet Bashar al-Assad, nis mandatin e katërt si president i Sirisë
Home
Nderkombetare

SIRI/ Betohet Bashar al-Assad, nis mandatin e katërt si president i Sirisë

17 July, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Lideri i Sirisë, Bashar al-Assad është betuar si president për të nisur mandatin e katërt shtatë vjeçar në Siri. Kjo vjen pas zgjedhjeve të muajit maj që nga opozita u cilësuan si të manipuluara.

Assadi më 17 korrik u bëri thirrje sirianëve të kthehen në atdheun e tyre dhe i falenderoi personat që votuan për të. “Ju vërtetuat me vetëdijen tuaj dhe lidhjen atdhetare që njerëzit nuk bëjnë kompromis me vendosmërinë e tyre për të mbrojtur të drejtat e tyre, pa marrë parasysh truqet e kolonialistëve”, tha ai.

Bazuar në rezultatet zyrtare të kundërshtuara, Assadi fitoi 95.1 për qind të votave në zgjedhjet e 26 majit, që u mbajtën në pjesën e shtetit të kontrolluar nga qeveria. Syria është e kapluar nga një luftë civile që nga viti 2011 dhe gati gjysma e popullsisë të para luftës është zhvendosur ose ka ikur jashtë vendit. Gati gjysmë milionë njerëz janë vrarë dhe dhjetëra mijëra janë të zhdukur.

Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara, 80 për qind e popullatës jeton në varfëri. Inflacioni është I pandalshëm dhe valuta zyrtare e shtetit është duke pësuar rënie të thellë. Edhe pse luftimet janë pakësuar në muajt e fundit, rreth 40 për qind të vendit mbetet jashtë kontrollit qeveritar. Forca të huaja dhe forcat e mbështetura nga jashtë janë aktivë brenda kufijve të Sirisë. Qeveria e Assadit është e mbështetur nga Rusia dhe Irani, të dy këto shtete që kanë dërguar forca ushtarake dhe ndihma të tjera për të gjatë konfliktit. Assadi ka udhëhequr Sirinë nga viti 2000, pas vdekjes së babait të tij që e mori pushtetin përmes një grushteti në vitin 1970.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAS KEQ SHERRI MES TUNIZIANËVE DHE SHQIPTARËVE NË ITALI/ Njëri qëllohet me thikë në kokë, gjithçka nisi për...
Previous article JO VETËM BARCELONA/ Liverpool dhe Manchester United futen në garë për 40 milionëshin e La Liga-s...

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus Botë

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus

ZGJEDHJET NË SUEDI/ Garë e fortë në shtetin nordik, e djathta ekstreme synon për herë të parë hyrjen në qeveri Botë

ZGJEDHJET NË SUEDI/ Garë e fortë në shtetin nordik, e djathta ekstreme synon për herë të parë hyrjen në qeveri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT