Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Novoselë, Vlorë. Një mjet tip “Land Rover”, i cili është futur në kundravajtje në rrethrrotullim, ka përplasur një motor.
Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Policia ka mbëritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


