• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË KTHENI DROGËN…”/ “Daily Mail” shkrim për “mafian” shqiptare: Çfarë ndodhi me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës
Home
Breaking News

“MË KTHENI DROGËN…”/ “Daily Mail” shkrim për “mafian” shqiptare: Çfarë ndodhi me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës

17 July, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gazeta më e madhe britanike, Daily Mail, i ka kushtuar një shkrim të gjatë rrëmbimit dhe vrasjes së Jan Prengës.

“Një ditë, në janarin e vitit të shkuar, një sipërmarrës shqiptar me shtëpi në periferitë e Surrey, mori një telefonatë të papritur biznesi. Një telefonatë shumë të pazakontë biznesi,” shkruan gazeta. Personi që po telefononte Ndrek Prengën ishte një baron droge, drejtuesi i një karteli famëkeq shqiptar, i quajtur Dritan Rexhepi.

Ai po e merrte nga 6000 milje larg, nga një burg në Ekuador. Rexhepi i tha Prengës se duhej të kthenin kokainën që i kishte vjedhur vëllai i tij, përndryshe vëllai tjetër që kishin rrëmbyer në rrugët e Shqipërisë, do vritej. Prenga nuk e dinte që i kishin rrëmbyer vëllain, Janin, i cili ishte krejt i pafajshëm në këtë histori.

Gjithçka nisi kur vëllezërit Prenga morën rrugët e botës për të siguruar një jetë më të mirë. Katër prej tyre shkuan në Britani dhe fituan edhe nënshtetësi.

Por teksa Antoni nisi një biznes të ndershëm, Ndreka dhe ‘Veri’ u përfshinë në rrjetet kriminale.

Ndreka u njoh edhe me famëkeqin Dritan Rexhepi, shkruan gazeta. Pas një serie krimesh në Shqipëri dhe Itali, ai u arratis për në Amerikën e Jugut ku ngriti një kartel të sofistikuar droge, të quajtur Kompania Bello.

Karteli përbëhej nga 14 organizata kriminale shqiptare dhe drejtohej nga Rexhepi.

Por përse nisi përplasja?

Në dhjetor të vitit 2019, një ngarkesë mbërriti në Britani nga portet e Ekuadorit. Anija u ankorua në Portsmouth.

Brenda saj kishte një sasi prej 260 kg kokainë me një vlerë prej 20 milionë sterlina.

Sipas dokumenteve të para nga Daily Mail, Veri Prenga dhe dy bashkëpunëtorë të tij u punësuan nga ndërmjetës britanikë dhe iranianë për të marrë drogën në port. Ata e morën drogën, por këtu ndodhi kthesa katastrofike.

Korrierët shqiptarë ndoshta u bënë lakmitarë kur panë ngarkesën në kontenier.

Cilido të ishte motivi, Veri Prenga dhe bashkëpunëtorët e tij nuk e dorëzuan drogën dhe e morën për vete.

Burimet shqiptare thonë se ai mund të mos e ketë ditur se droga ishte e famëkeqit Dritan Rexhepi.

Një javë pasi morën drogën, një trafikant shqiptare e mori Verin në telefon. Ai i tha se duhej të sillte kokainën. “Mos bëj gabim. Droga është e jona”.

Menjëherë më pas, Rexhepi, i arrestuar dhe dënuar në një burg në Ekuador, mori në telefon Ndrek Prengën, edhe ky i fundit në një burg në Britani.

“Mos luaj me këto gjëra sepse janë gjërat tona,” e kërcënoi.

Negociatat vazhduan për disa ditë, derisa një trafikant shqiptar i tha Veri Prengës se nuk do kishte më komunikim.

Mëngjesin e 17 janarit, Jan Prenga kishte pirë kafe me gruan, kur doli në rrugë. Sipas dëshmitarëve, ai u rrëmbye dhunshëm nga katër persona të maskuar.

Dritan Rexhepi telefonoi Ndrek Prengën: “Ke fjalën time, vëllai do lirohet nëse më ktheni kokainën”.

Anton Prenga u takua me vëllain, Verin në një kafene në Londër. Veri i tha se kishte shitur një pjesë të kokainës. Më 22 janar, Veri dhe njerëzit e tij dorëzuan 106 kg kokainë dhe 700 mijë sterlina për pjesën që kishin shitur.

Sërish nga burgu, Rexhepi telefonoi vëllezërit Prenga dhe u tha se tani që mori drogën, do lironte vëllain për dy orë.

Por nuk ndodhi kështu. Rexhepi telefonoi Ndrek Prengën dhe i tha se personat që kishin rrëmbyer Janin nuk e kishin mbajtur fjalën. Kështu që ai u dha emrat e personave të përfshirë në këtë rrëmbim.

Policia mendon se Jan Prenga vdiq për shkak se u godit fort. Ai humbi shumë gjak.

Disa persona u arrestuan për ngjarjen, por ata u liruan më pas.

Për momentin, Dritan Rexhepi po vuan dënimin në Ekuador dhe mund të ekstradohet në Shqipëri. Por ekziston frika se Mbreti i Arratisjeve të përdorë ndonjë nga hilet e tij.

Edhe Ndrek Prenga është liruar nga burgu dhe ndodhet në Britani. Autoritetet britanike thonë se janë në dijeni të përplasjes për drogën dhe po hetojnë.

“Ne nuk mund të konfirmojmë apo mohojmë arrestimin e Veri Prengës”, tha policia. (Link)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VDEKJA E TË RESË PAK ORË PAS LINDJES/ Pezullohen dy mjekët në Gjirokastër, iu ndalohet dalja jashtë vendit
Previous article LEJOI SHFRYTËZIMIN E NJË HAPSIRE PUBLIKE PËR.../ Arrestohet ish-kreu i IMT Dibër

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN TUNELI I KRRABËS-BADRASHESH/ Përplasen dy automjete

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen Aktualitet

"E SULMOI ARIU"/ 61-vjeçari u gjet i vrarë në pyll, bashkëshortja dhe i biri e mohojnë në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike Aktualitet

"HAJDE TE LALI ZEMRA"/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin në Selenicë, dyshohet për ngacmime dhe prekje fizike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT