• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E RËNDË NË TIRANË/ Dhunë mes çiftit të të huajve, italiani bën për në spital gruan zvicerane
Home
Aktualitet
Kronikë

E RËNDË NË TIRANË/ Dhunë mes çiftit të të huajve, italiani bën për në spital gruan zvicerane

16 July, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Një sherr mes një italiani dhe zviceraneje ndodhi në tetor të vitit të kaluar në Tiranë. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka publikuar dosjen hetimore ku sqarohet se si Roberto Criscuolo, banues në Napoli Itali shkaktoi plagë të rënda ndaj ish bashkëjetueses së tij, Jennifer Christine Andree, shtetase zvicerane por banuese në Itali.

Criscuolo akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” pasi i ka shkaktuar plagë të rënda nëpërmjet dhunës. I pandehuri dhe viktima kanë pranuar faktin se kishin bashkëjetuar dhe se bashkëjetesa me vullnetin e tyre kishte përfunduar rreth dy muaj para ditës së ngjarjes.

“Roberto Criscuolo e ka goditur me sende rrethanore, shishe, gota, i ka shkaktuar dëmtime trupore viktimës. Nga ekzaminimi mjeko-ligjor rezulton se ka pasur shembje të indeve të kokës dhe të trupit, e shoqëruar me plagë në kokë, në trup dhe gjymtyrë, thyerje të parakrahut të djathtë, krisje të kockës së kokës në pjesën e pasme të djathtë.

Në datën 21.10.2020, rreth orës 22:49, policia gjyqësore pasi mori njoftim se në një banesë në pallatin “Sarael”, kati i shtatë në rrugën “Marko Bocari” kishte konflikt mes dy shtetasve. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se shtetasja zvicerane kishte shenja të dukshme dhune fizike.

Në dyshemenë e banesës u gjetën mbetje xhamash të thyer, si dhe njolla të kuqe si ato të gjakut, ndërsa në vende të tjera të banesës si tualeti kishte peshqira me njolla të kuqe. Edhe kartpecetat me njolla gjaku u ekzaminuan dhe rezultuan se ishin të viktimës. Ndërsa viktima pretendon se i pandehuri me veprimet e tij ka tentuar ta vrasë”, – thuhet në dosje.

Prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 6 vjet burg, ndërsa avokatja mbrojtëse ka kërkuar dënimin me minimumin e dënimit të parashikuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje

Para gjykatës, i pandehuri tha: “Jam dakord sa tha avokatja. Jam i emocionuar. Kërkoj mëshirë.” I pandehuri ka kërkuar ndjesë për veprën e kryer ndërsa avokatja mbrojtëse theksoi se nuk ka qenë i dënuar më parë ndërsa veprimet i kreu nën efektin e alkoolit. /Marrë nga Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA NË KOSOVË/ Pezullohet nga detyra efektivi i policisë, procedohen penalisht disa të tjerë
Previous article E RËNDË NË MALIQ/ 80-vjeçari vetëvaret në banesën e tij, dyshohet se vuante nga depresioni

Delo.autor

Postime të ngjashme

30 VATRA ZJARRI NË 24 ORË/ 8 vijojnë të mbeten ende aktive! Vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve Aktualitet

30 VATRA ZJARRI NË 24 ORË/ 8 vijojnë të mbeten ende aktive! Vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet Aktualitet

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet

TRAGJEDI NË GREQI/ Përplaset keq automjeti, ndërrojnë jetë nëna dhe djali shqiptarë Aktualitet

TRAGJEDI NË GREQI/ Përplaset keq automjeti, ndërrojnë jetë nëna dhe djali shqiptarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT