• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHI APO DIELL? Ja surpriza që ju sjell moti në fundjavë
Home
Sociale

SHI APO DIELL? Ja surpriza që ju sjell moti në fundjavë

16 July, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Moti në fundjavë, sipas parashikimeve nga Meteoalb, pritet të sjellë ndryshime të dukshme.

Në një lidhje direkte për Klan News, meteorologu, Hakil Osmani, tha se fundjava në territorin shqiptar do të sjellë ulje temperaturash dhe reshje shiu, kryesisht në zonat malore, veriore dhe lindore.

Edhe fillimi i javës do të paraqitet i luhatur, me vranësira të shpeshta, por e gjitha pritet të ndryshojë gjatë mesjavës, ku do të kemi përsëri rritje temperaturash.

Hakil Osmani: Kjo fundjavë në territorin shqiptar sjell prani të vranësirave dhe shiut dhe të shtunën vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë më të fokusuara në zonat malore veriore, lindore dhe shumë më pak juglindja. Territori shqiptar do të ketë prezencë të vranësirave dhe reshjeve të izoluara të shiut, ndërsa dita e diel është ajo që do të sjellë dhe prezencë më të dukshme të reshjeve të shiut në një pjesë të mirë të territorit shqiptar. Por jo vetëm prezencë të reshjeve të shiut, nuk përjashtohet mundësia e stuhive afatshkurtra lokale të breshrit, por kjo vjen dhe si pasojë e rënies së ndjeshme të vlerave termike të 41 gradë Celsius që kemi përjetuar në këtë mesjavë. Pritet që fundjava të sjellë vlera deri në 34 gradë Celsius, vlera maksimale në territorin shqiptar.

Leftion Peristeri: Ndërkaq si do të jetë për pjesën tjetër të trevave shqiptare, në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut?

Hakil Osmani: Si Kosova dhe Maqedonia e Veriut gjatë kësaj jave pritet të jenë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të krijojnë mundësi për rebeshe shiu. Duke qenë se në këto kushte do të kemi një rënie të ndjeshme të vlerave termike, pritet që stuhitë lokale të breshërit të jenë prezente edhe në këto 2 shtete. Pritet që maksimumet në Kosovë të luhaten me 28 grandë Celsius në qytetet, si Gjilani apo Gjakova, ndërsa maksimumet në Maqedoninë e Veriut pritet të zbresin edhe në 32 gradë Celsius. Pra kështu në këtë fundjavë, pritet që, jo vetëm territori shqiptar, por edhe vendet e rajonit të jenë nën prezencën e vranësirave me të shpeshta dhe të reshjeve të shiut, po ashtu dhe një freskim të motit duke bërë që vlerat maksimale të jenë shumë afër vlerave tipike, sa i përket muajit Korrik.

Leftion Peristeri: Sa do të zgjasë kjo periudhë që do të letë vranësira dhe shira të izoluar? Do të jetë disa ditë, vetëm gjatë fundjavës, apo edhe java tjetër mund të ketë të njëjtat kushte?

Hakil Osmani: Në fakt pritet që edhe fillimi i javës të ketë prezencë të vranësirave dhe reshje shiut do të jenë më të pakta, por që do të jenë prezente gjatë orëve të mesditës dhe të pasdites, por me ardhjen e mesjavës pritet të kemi një përmirësim të dukshëm të kushteve të motit duke iu rikthyer kështu mbizotërimit të kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare, të cilat do të mbeten kryesisht prezente në shtrirjen lindore. Pra, pritet që vetëm fillimi i javës të ketë prezencë të dukshme të reshjeve të shiut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRANSFERIMET NË SUPERIORE/ Nga Dinamo te Kukësi e Kastrioti, ndizet merkatoja. Ja të gjitha lëvizjet e kryera...
Previous article MERKATO E VERËS/ Roma sakrifikon dy lojtarë për të marrë mesfushorin Xhaka, nis sulmi final

s.autor

Postime të ngjashme

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË KAVAJË/ Dyshohet se do vriste 3 personat që i bënë nipin për spital! Policia arreston 47-vjeçarin, i armatosur me ‘kallash’ Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË KAVAJË/ Dyshohet se do vriste 3 personat që i bënë nipin për spital! Policia arreston 47-vjeçarin, i armatosur me ‘kallash’

PAMJET/ U kap bashkë me Ergys Agasin, ish-zyrtarit të policisë Uljan Shpataraku i sekuestrohet arsenali i armatimit që iu gjet dhe i hiqet leja Aktualitet

PAMJET/ U kap bashkë me Ergys Agasin, ish-zyrtarit të policisë Uljan Shpataraku i sekuestrohet arsenali i armatimit që iu gjet dhe i hiqet leja

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat... Aktualitet

VENDIMI/ U la në “arrest me burg”, GJKKO zbardh masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit! Ja 6 akuzat...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT