• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS 9 MUAJSH/ Kulla Eiffel rihapet sot për vizitorët pas mbylljes rekord për shkak të Covid-19
Home
Nderkombetare

PAS 9 MUAJSH/ Kulla Eiffel rihapet sot për vizitorët pas mbylljes rekord për shkak të Covid-19

16 July, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Kulla Eiffel në Paris rihapet sot për vizitorët, për herë të parë pas nëntë muajsh. Ka qenë kjo mbyllja më e gjatë që nga Lufta e Dytë Botërore, e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Kapaciteti ditor i vizitave do të kufizohet në 13,000 vetë – që është rreth gjysma e nivelit normal – për t’u respektuar distanca fizike. Nga e mërkura e javës së ardhshme, vizitorët do të duhet të tregojnë edhe dëshmi të vaksinimit ose test negativ të koronavirusit, në përputhje me kërkesat e fundit të vendosura nga Qeveria franceze.

Kulla Eiffel zakonisht tërheq rreth shtatë milionë vizitorë çdo vit – rreth tri e katërta e tyre nga jashtë. Por, për shkak të kufizimeve nga pandemia, monumenti 130-vjeçar pritet të humbasë 70 milionë euro në vitin 2021, pas një humbjeje prej 52 milionë eurosh vitin e kaluar.

Franca ka nisur lehtësimin gradual të masave kundër koronavirusit qysh në muajin maj, duke rihapur restorantet, dyqanet dhe hapësirat kulturore, pas disa muajsh mbylljeje. Franca është ndër vendet më të goditura në Evropë nga koronavirusi. Ajo ka regjistruar mbi 5.8 milionë të infektuar dhe mbi 111,000 viktima.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dy leximet e zhdrejta të PD për qarqet dhe fajin e humbjes
Previous article VOLEJBOLL/ Europiani U-17, Shqipëria e mbyll në vendin e fundit turneun e shtëpisë

Delo.autor

Postime të ngjashme

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin Botë

MASAKËR NË TURQI/ 8 të vrarë dhe një i plagosur rëndë nga sulmet me armë! Mes viktimave edhe dy mësuese, Policia ndjek autorin

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati? Botë

NEGOCIATAT PËR UKRAINËN/ Meloni i kërkon Kostës një vendim: Kush flet në emër të Europës dhe me çfarë mandati?

KAOS NË SHTËPINË E BARDHË PAS HUMBJES SË ZGJDHJEVE/ Rubio mendon dorëheqjen për t’u distancuar nga Trump para zgjedhjeve të 2028-ës Botë

KAOS NË SHTËPINË E BARDHË PAS HUMBJES SË ZGJDHJEVE/ Rubio mendon dorëheqjen për t’u distancuar nga Trump para zgjedhjeve të 2028-ës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT