• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHTIMI NË PESHË/ Si ndikon mosha tek rritja e oreksit dhe çfarë duhet të bëni
Home
Shëndet

SHTIMI NË PESHË/ Si ndikon mosha tek rritja e oreksit dhe çfarë duhet të bëni

16 July, 2021 s.autor Shëndet

Ekspertët dhe dietologet ju këshillojnë që të konsumoni sa më shumë frutave dhe perimeve në rregjimin tuaj ushqimor për të ruajtur një peshë të shëndetshme trupore dhe për të evituar shtimin e tepërt të saj.

Marrëdhënia e njeriut me ushqimin është e komplikuar.

Ajo influencohet nga kostot, disponibiliteti por edhe shoqëria.

Oreksi ose dëshira për ushqim, është një nga elementët që njerëzit kanë të përbashkët me njëri tjetrin.

Uria, është mënyra e trupit për të treguar se dëshiron ushqim.

Por ndonjëherë, njeriu ka tendencën të ushqehet më tepër, pavarësisht se uria mund të jetë shuar.

Ushqyerja e tepërt mund të nxitet edhe nga aromat, reklamat, ambienti që na rrethon dhe moshatarët.

Uria nuk është diçka fikse.

Ajo ndryshon me kalimin e moshës.

Sipas të dhënave, të cilave i referohet AgroWeb.org oreksi ka shtatë etapa, si një mënyrë për të kuptuar elementët që nxisin njeriun ta teprojë me të ngrënët.

Etapa e Parë 0-10 vjeç
Mënyra e të sjellurit në fëmijëri ka ndikim të drejtpërdrejtë në stilin e të ngrënit gjatë rritjes dhe moshës së mesme.

Një fëmijë i shëndoshë do të transformohet në një të rritur të shëndoshë.

Nëse fëmijët detyrohen të boshatisin pjatën e mbushur me ushqim, ata nuk do të jenë në gjendje të dëgjojnë zërin e trupit dhe kësisoj kur të rriten do ta kenë më të vështirë të ndalojnë së ngrëni.

Etapa e Dytë 10-20 vjeç
Mënyra se si një adoleshent e percepton ushqimin gjatë kësaj periudhe kritike do të përcaktojë shumë prej zgjedhjeve të mëtejshme në jetë.

Në këtë moshë, femrat vuajnë më shumë nga pamjaftueshmëria ushqimore.

Etapa e Tretë 20-30 vjeç
Në këtë grupmoshë, masa e akumuluar dhjamore është shumë e vështirë për tu humbur.

Trupi dërgon sinjale të forta kur ka nevojë për ushqim, por sinjalet për parandalimin e ushqyerjes së tepruar janë më të dobët.

Në këtë periudhë të jetës, sipas studimeve, të cilave i referohet AgroWeb.org faktorët psikologjikë dhe fiziologjikë që nxisin ushqyerjen e tepërt janë më të fortë.

Mënyra se si çdo ushqim komunikon me trurin është e ndryshme.

Yndyra nuk nxit trurin të dërgojë sinjale që njeriu të ndalojë së ngrëni.

Ushqimet me proteinë, fibër dhe ujë nga ana tjetër e kanë këtë aftësi.

Etapa e Katërt 30-40 vjeç
Studimet tregojnë se stresi në këtë periudhë të jetës shkakton ndryshime thelbësore në oreks dhe zakonet e të ngrënit.

Varësia ndaj ushqimit është e parezistueshme sidomos ndaj ushqimeve me shumë kalori.

Shkencëtarët akoma nuk e kuptojnë përse kjo varësi është kaq e madhe në këtë grupmoshë që ka tendencën të shtojë më shumë në peshë.

Etapat e Tjera
Mes moshës 40-50 vjeçare, njerëzit duhet të ndryshojnë stilin e të ngrënit në varësi të shëndetit.

Në këtë moshë, simptomat e sëmundjeve të qarta dhe ushqyerja duhet bërë në varësi të tyre.

Pas të pesëdhjetave, njeriu nis të humbë gradualisht masën muskulare.

Në këtë pikë, AgroWeb.org thekson se ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik janë thelbësore për të pakësuar ndikimin e plakjes.

Ushqimet e shëndetshme në këtë moshë janë ato me proteinë.

Pas të gjashtëdhjetave, mungesa e oreksit është gjithnjë e më e madhe dhe rënia në peshë e paevitueshme.

Ushqimi Është Një Eksperiment Social
Ndjesia e kënaqësisë nga ushqimi ndikohet edhe nga njerëzit që të rrethojnë.

Gjatë gjithë ciklit të jetës njeriu duhet të mbajë mend se ushqimi nuk është vetëm energji, por edhe një eksperiencë sociale dhe kulturore.

Në fund të ditës, të gjithë ne jemi ekspertë të ushqimit, sepse e hamë atë çdo ditë.

Sekreti qëndron në përzgjedhjen e ushqimeve të duhura që e përmirësojnë shëndetin dhe nuk e përkeqësojnë atë. /AgroWeb.org

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "S'KE FAJ VAJTE 10 MUAJ PA BËRË GJË"/ Arjan Konomi thumbon konkurrentin e Përputhen, ja komenti epik
Previous article TAKIMI NË SHBA/ Biden dhe Merkel bashkë kundër agresionit rus

s.autor

Postime të ngjashme

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik Shëndet

"ETHET E NILIT" NË KORÇË/ Përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon... Shëndet

ÇFARË TË HANI PËR TË HUMBUR PESHË? Ushqimet që shkenca i rekomandon...

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre Shëndet

FLOKËT PO JU BIEN? Ja ushqimet që mund të ndihmojnë në mirëmbajtjen e tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT