Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, reagon pas stuhisë që përfshiu vendin, duke iu marrë jetën dhjetëra personave, ndërsa qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Kancelarja Merkel thekson se është e tronditur nga kjo katastrofë natyrore, ndërsa iu shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave dhe të të zhdukurve.
“Jam e tronditur nga katastrofa që po vuajnë shumë njerëz në zonat e përmbytura. Ngushëllimet e mia u shkojnë të afërmve të viktimave dhe personave të zhdukur. Falënderoj nga zemra ndihmësit e shumë të palodhur dhe ekipet e shpëtimit”, thekson Merkel.


