• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MORI RYSHFET/ Avokati i ish-zv/Ministres Voda: Nuk ka kryer asnjë vepër penale, kërkojmë…
Home
Aktualitet
Kronikë

MORI RYSHFET/ Avokati i ish-zv/Ministres Voda: Nuk ka kryer asnjë vepër penale, kërkojmë…

15 July, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi masën e arrestit në shtëpi për ish-zv/ministren e Brendshme Rovena Voda, e akuzuar për ndikim të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike.

Në seancën e sotme për caktimin e masës së sigurisë për ish-zv/ministres Voda, avokati i saj ka kërkuar revokimin e masës ‘arrest shtëpie’ duke e arsyetuar mbi bazën e hetimit të nisur që një vit më parë.

“Ne kërkojmë revokimin e masës së sigurimit në bazë të nenit 248/ të kodit procedurës penale pasi në vlerësimi tonë nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore të parashikuara nga neni 228, 229 për shkaqe dhe arsyet si vijojnë:

1.Në analize të akteve të fashikullit konstatojmë se procedimi është regjistruar më datë 16.03.2020. Në datat 17, 03, 24.03, 26.07 janë kryer përgjimet në bazë të së cilave prokuroria pretendon faktin penal dhe autorësinë. Pra jemi në kushtet që pas rreth 1 viti e një muaj prokuroria kërkon caktimin e masës së sigurimit.

I nderuar trup gjykues!

Caktimi i masave të sigurimit e ka një qellim dhe funksion dhe ky qëllim është që në kuadër të hetimeve të mos ekzistoje rreziku të shkatërrohen prova, të mos t’i shmanget eventualisht ekzekutimit të vendimit, pra mos largohet dhe të mos kryejë të njëjtën vepër apo vepër tjetër penale. Është e pa dënuar dhe aktualisht nuk ushtron atë funksion apo funksion tjetër publik që do të krijonte qoftë dyshimin se në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthortë të shkatërronte prova, nuk ka asnjë provë apo dyshim se mund të largohet.

Gjithashtu nga komunikimi me të mbrojturën parashtrimi i rrethanave të faktit është i ndryshëm dhe në një moment të dytë pasi dhe e mbrojtura prej nesh për shkak të impaktit publik që ka krijuar është në pamundësi objektive për të dhënë deklarime, por paraprakisht vlerësojmë të themi që e mbrojtura prej nesh nuk ka kryer asnjë vepër penale”, ka deklaruar në seancë avokati i Vodës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E ENGLANTINA BUCIT/ E afërmja rrëfen bisedën tronditëse me vajzën: Më detyruan të shkoja me 50 burra në një natë
Previous article E VRANË VAJZËN DHE E GROPOSËN NË MALIN ME GROPA/ E afërmja rrëfehet mes lotësh: Eglantina i donte shumë vëllezërit...

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona Aktualitet

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

RENEA OPERACION PËR KAPJEN E TË DËNUARIT PËR VRASJE/ I shumëkërkuari i shpëton policisë! Ja çfarë ndodhi në Korçë Aktualitet

RENEA OPERACION PËR KAPJEN E TË DËNUARIT PËR VRASJE/ I shumëkërkuari i shpëton policisë! Ja çfarë ndodhi në Korçë

AKSIDENT I FRIKSHËM NË AKSIN RRUGOR VLORË-ORIKUM/ Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË AKSIN RRUGOR VLORË-ORIKUM/ Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT