• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SASIA MË E MADHE E ARDHUR NJËHERËSH”/ Rama jep lajmin: Ja sa vaksina Coronavac kanë mbërritur në Rinas
Home
Politikë

“SASIA MË E MADHE E ARDHUR NJËHERËSH”/ Rama jep lajmin: Ja sa vaksina Coronavac kanë mbërritur në Rinas

15 July, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

340 mijë doza të vaksinës Coronavac kundër koronavirusit kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Aeroportin “Nënë Tereza”. Lajmi bëhet me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili thotë me një postim në Facebook se kjo është sasia më e madhe e vaksinave e mbërritur njëherësh në vendin tonë. Po ashtu, Rama shton se numri total i vaksinave të mbërritur anë vendin tonë, tashmë e kalon shifrën 1 milion e gjysmë.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë të mbërritjes pak minuta më parë të 340,000 dozave të vaksinës Coronavac në Aeroportin “Nënë Tereza”, sasia më e madhe e mbërritur njëherësh, që e çon në 1,578,790 numrin e vaksinave të mbërritura deri tani, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se do të vijojnë edhe ditët e hapura të vaksinimit për qytetarët mbi 18 vjeç si dhe do të ulet edhe fasha e vaksinimit.

Doza të tjera vaksinash kundër koronaviorusit do të vijojnë të vijnë në vend, ndërsa më herët Manastirliu ka bërë me dije se gjatë muajve korrik-gusht do të mbërrijnë rreth 500 mijë doza të tjera. Një ditë më parë, Manastirliu tha se ky do të jetë një sezon, ku fokusi do të jetë tek vaksinimi dhe mbrojtja e jetës së çdo qytetari.

Numri total i personave të vaksinuar në vendin tonë ka shkuar në 843,439, ndërsa situata me pandeminë vijon të jetë e qëndrueshme. Një ditë më parë, në vend u regjistruan vetëm 8 raste të reja infeksioni, ndërsa prej javësh tashmë, fatmirësisht, nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HOROSKOPI 15 KORRIK/ "Kurseni energjinë për të bërë diçka kuptimplotë", parashikimi i yjeve për sot
Previous article TEMPERATURA DERI NË 39 GRADË CELSIUS/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

s.autor

Postime të ngjashme

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët Breaking News

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli Politikë

"VELIAJ ËSHTË KRYETAR"/ Reagon kryeministria: Mandati i tij duhet respektuar, konfuzioni është krijuar nga kyçja e tij në qeli

U KAP ME ERGYS AGASIN NË MAKINË/ GJKKO lë në qeli Uljan Shpatarakun! Ish-zyrtari i Policisë akuzohet se ndihmoi biznesmenin e kërkuar Aktualitet

U KAP ME ERGYS AGASIN NË MAKINË/ GJKKO lë në qeli Uljan Shpatarakun! Ish-zyrtari i Policisë akuzohet se ndihmoi biznesmenin e kërkuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT