• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETTINGU/ Nuk justifikon pasurinë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtaren Valbona Seknaj
Home
Aktualitet
Drejtësi

VETTINGU/ Nuk justifikon pasurinë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtaren Valbona Seknaj

14 July, 2021 Delo.autor Aktualitet, Drejtësi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin nga detyra të ish-kryetares së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, Valbona Seknaj (Durraj).

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Ardian Hajdari, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.52/2019, datë 22.10.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Valbona Seknaj (Durraj), kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 175, datë 04.07.2019. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 175, datë 04.07.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Valbona Seknaj (Durraj)”, thuhet në njoftim.

Seknaj u shkarkua nga detyra, pasi u konstatuan një sërë problemesh në kriterin e pasurisë. KPK konkludoi se Seknaj ka kryer deklarim të pasaktë, të pamjaftueshëm e të rremë të pasurive, ka mungesë të burimeve të ligjshme për pasuritë dhe shpenzimet; ka kryer fiktivitet në lidhje me dy kontrata noteriale për shitjen e një apartamenti me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore si edhe ka kryer ndërtim të paligjshëm në një truall në Velipojë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARALAJMËRIMI/ Masa kufizuese për të pavaksinuarit në Maqedoninë e Veriut
Previous article NGA MANOVRA TË RREZIKSHME TEK GARA SHPEJTËSIE/ 17 shoferë të arrestuar, Policia: Mos shpejtoni të arrini aksidentin

Delo.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ I kërkuar për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë Aktualitet

EMRI/ I kërkuar për trafik droge, arrestohet në Kavajë 26-vjeçari, pritet ekstradimi drejt Italisë

"VAJZËN PO TA BESOJ TY"/ Zbardhen negociatat mes Shefit të Policisë së Roskovecit dhe 35-vjeçarit Refit Buzi që mbajti peng ish-partneren Aktualitet

"VAJZËN PO TA BESOJ TY"/ Zbardhen negociatat mes Shefit të Policisë së Roskovecit dhe 35-vjeçarit Refit Buzi që mbajti peng ish-partneren

E PËSOJNË KEQ/ Armë, kokainë dhe kanabis në një lokal në Shkodër, tre persona në pranga Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Armë, kokainë dhe kanabis në një lokal në Shkodër, tre persona në pranga

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT