• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAS MESAZHIT E PËRPLASI ME MAKINË/ Dalin PAMJET e vrasjes së shqiptarit në Britani
Home
Aktualitet
Kronikë

PAS MESAZHIT E PËRPLASI ME MAKINË/ Dalin PAMJET e vrasjes së shqiptarit në Britani

14 July, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mediat britanike kanë publikuar pamjet e fundit të një shqiptari në Britaninë e Madhe, disa minuta para vrasjes së tij pasi u përplas qëllimisht me makinë. Ngjarja e rëndë ndodhi më 26 Dhjetor të vitit të kaluar në. Shkëlzen Taka, 28 vjeç, kishte shkuar në një qendër masazhesh sëbashku me një shok tjetër po nga Shqipëria ku u përplas fillimisht verbalisht me një 27-vjeçar britanik.

Ky konflikt do të ishte i fundit për të pasi pasojat do të ishin tragjike. Tony Green, autori i ngjarjes, po linte qendrën e masazheve kur ka parë Takën dhe ka pasur me të debatin e fortë verbal. Ata nuk njiheshin më parë dhe siç duket nga pamjet e publikuara nga policia e West Midlands, duket që Green po kërkonte sherr.

Për herë të parë është publikuar edhe fotoja e autorit, i cili ka hipur në kofanon e makinës tip “BMW” të Takës dhe i ka shkatërruar xhamin e përparmë. Pastaj nisi të largohej, por gjithsesi u kthye edhe njëherë dhe përplasi parakolpin e mjetit shqiptarit. Taka reagoi dhe e ndoqi 27-vjeçarin britanik me një send në dorë ku kërkonte t’i dëmtonte mjetin. Pas disa sekondash, Green ndaloi dhe filloi të lëvizte mbrapsht. Në këtë çast, Taka u ngjit në trotuar dhe ky do të ishte momenti i fundit.

Makina “Skoda” e britanikut eci me shpejtësi dhe përplasi shtyllën e një shenje rrugore, e cila më pas ra mbi Takën duke i shkaktuar dëme të rënda në kokë. Green nuk ka ndaluar për asnjë moment derisa ka shkelur edhe Takën. Pastaj është larguar dhe në të njëjtën ditë autori dogji makinën.

Britaniku mohoi që të ketë prishur provat dhe tha se e kishte futur mjetin gabimisht në marshin mbrapsht. Por të hënën jurisë iu desh vetëm 1 orë për të vendosur që ai po gënjente. Ata e shpallën 27-vjeçarin fajtor për vrasje. Të enjten do të jepet vendimi, ku pritet që të jepet dënim me burgim të përjetshëm. Në seancën e gjyqit ka folur një prej miqve të Takës, që ndodhej me të në momentin e ngjarje.

Ramzan Rizvani ka thënë se kishte shkuar me viktimën për të kërkuar prostituta pasi kishin dalë për një ditë pas Krishtlindjeve. “Do të shkonim në një vend ku kishin prostituta. Jemi djemë të rinj. Pranova të shkoja. Nuk mendoja se do të vriteshim”, tha ai.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ARRITA KUR ISHA PAK MË SHUMË SE FËMIJË"/ Donnarumma fjalë zemre për Milanin pas lamtumirës
Previous article E FUNDIT/ Arrestohet në zyrë juristi i Kadastrës së Durrësit. Ja SHKAKU

s.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet Aktualitet

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI) Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI)

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin? Aktualitet

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT