• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
A DO RIKTHEHEN KUFIZIMET? Silva Bino e konfirmon: Me konfirmimin e “Deltës” do rishikohen masat…
Home
Sociale

A DO RIKTHEHEN KUFIZIMET? Silva Bino e konfirmon: Me konfirmimin e “Deltës” do rishikohen masat…

13 July, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Sapo Gjermania të konfirmojë praninë e “Deltës” në Shqipëri, Komiteti i Ekspertëve do të rishikojë masat anti-Covid. Silva Bino nuk përjashton mundësinë e rikthimit të kufizimeve në vend pasi ky mutacion ka transmetueshmëri të lartë.

“Në qoftë se do te kemi raste me variantin “delta” natyrisht do të kemi rishikim të masave. Por edhe nëse do të vëmë re rritje të rasteve natyrisht do të rishikojmë kufizimet siç është bërë gjatë gjithë periudhës së pandemisë”, tha Bino për A2.

Edhe pse varianti “Delta” është shumë i transmetueshëm, protokollet e izolimit për personat e prekur nuk do të ndryshojnë. Megjithatë Bino kërkon nga qytetarët të raportojnë për çdo shqetësim dhe të kërkojnë testin për Covid.

“Do të ndiqet i njëjti prtokoll në lidhje me izolimin. Do të jetë strikt. Por dua të theksoj se çdo njeri duhet të jetë i përgjegjshëm”.

Shefja për sëmundjet infektive bën thirrje për vaksinimin me të dyja dozat, ku përjashtim nuk duhet të bëjnë as personat që e kanë kaluar COVID-19.

Silva Bino këmbëngul që ky proces duhet të kryhet edhe nga adoleshentet të cilët janë transmetues të lartë të koronavirusit.

“Mendohet që imuniteti natyror nuk është i mjaftueshëm për të mbuluar dhe variantet e reja. I kombinuar me vaksinimin e plotë me të dyja dozat është ai që të mbron ndaj varianteve. Është armë e rëndësishme nga Covid-19 dhe mutacioneve të reja. Transmetuesit më të mëdhenj janë adoleshentët dhe të rinjtë. Në ditët e hapura duhet të vaksinohen. Të gjitha vaksinat janë të rëndësishme”.

Ndryshe nga varianti klasik i Covid-19 apo nga ai britanik, “Delta” ka simptoma të tjera. Fillon me rrufë, dhimbje fyti, dhimbje kok dhe me temperaturë të lartë. “Delta” konsiderohet problematik për transmetueshmërinë e lartë dhe rrezikun për rritjen e humbjeve të jetës. A2

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS TRIUMFIT NDAJ TEUTËS/ Trajneri i Sherifit: Kishim nevojë për të kursyer energji, iu dhamë hapësira...
Previous article "3 LUANËT" MENDUAN SE..."/ Christillin: Heqja e medaljes nga qafa, gjest i atij që nuk di të humbasi

s.autor

Postime të ngjashme

RENEA OPERACION PËR KAPJEN E TË DËNUARIT PËR VRASJE/ I shumëkërkuari i shpëton policisë! Ja çfarë ndodhi në Korçë Aktualitet

RENEA OPERACION PËR KAPJEN E TË DËNUARIT PËR VRASJE/ I shumëkërkuari i shpëton policisë! Ja çfarë ndodhi në Korçë

AKSIDENT I FRIKSHËM NË AKSIN RRUGOR VLORË-ORIKUM/ Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË AKSIN RRUGOR VLORË-ORIKUM/ Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja

U KAP ME ERGYS AGASIN NË MAKINË/ GJKKO lë në qeli Uljan Shpatarakun! Ish-zyrtari i Policisë akuzohet se ndihmoi biznesmenin e kërkuar Aktualitet

U KAP ME ERGYS AGASIN NË MAKINË/ GJKKO lë në qeli Uljan Shpatarakun! Ish-zyrtari i Policisë akuzohet se ndihmoi biznesmenin e kërkuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT