Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Enver Hoxha, është martuar me partneren e tij Rezarta Hoxha, me të cilën ka 17 vjet që bashkëjeton dhe kanë edhe një vajzë bashkë.
Ata kanë bërë një ceremoni private, ku ka pasur pak të ftuar.
Ceremonia u zhvillua me familjarët dhe rrethin e ngushtë të miqve.
Kujtojmë që Ermal Hoxha kaloi disa vite në burg për shkak të përfshirjes në trafikun e drogës dhe nuk ka shumë që është liruar.





