• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TOYOTA ME PRANGA DHE ANTI-PLUMB”/ Përgjimet e reja të Talo Çelës: Ke 5 mijë € në dorë, a je gati?
Home
Aktualitet
Kronikë

“TOYOTA ME PRANGA DHE ANTI-PLUMB”/ Përgjimet e reja të Talo Çelës: Ke 5 mijë € në dorë, a je gati?

12 July, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

ABC” ka zbardhur detaje të reja nga dosja e grupit të Talo Çelës që SPAK çoi pak ditë më parë në gjyq. Talo Çela bashkë me Nuredin Dumanin, Altin Ndocin, Klevis Allën, Besian Xhixhën dhe Enver Divën akuzohen për vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiajt, si dhe ekzekutimin e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdias, të ndodhura në Durrës në vitin 2019 brenda një harku kohor prej dy javësh.

Gazetari Ermal Vija zbuloi dje si komunikonte grupi me pseudonime dhe si përdornin rrjetin enkro-chat që të mos binin në gjurmët e autoriteteve, ndërsa sot “ABC” do të tregojë detaje të reja nga dosja si e siguruan autorët makinën e vrasjes së dy vëllezërve Haxhia dhe ndjekjen që i bënin cdo ditë për lëvizjet.

Në dosje thuhet se makinën tip “Toyota” që do të përdorej për vrasjen e kishte siguruar Nuredin Dumani me Klevis Allën në Rrogozhinë në tregun e gjesë së gjallë. “Në bagazh ishin pesë palë pranga policie, 3 palë këpucë të zeza, dy jelekë antiplumb dhe një pistoletë me mulli. Makinën e ka marrë në garazhin e tij Klevsi”, i cili është personi që pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë dhe thirrej me pseudonimin “Mekaniku” për shkak se punonte në një servis automjetesh.

Pasi siguruan makinën Nuredin Dumani dhe grupi i tij kriminal kaluan te plani për vrasjen e vëllezërve Haxhia. Dumani i ka kërkuar Klevisit që të monitoronte cdo lëvizje të Besmirit gjatë gjithë kohës dhe ta informonte në këmbim të 5000 eurove. E ndërsa kërkohej në cdo cep, gjatë kësaj kohe Talo Çela, sipas dokumenteve në dosje, qëndronte i fshehur në Tiranë.

Në një moment, Klevis Alla thuhet më tej në dosje njofton Nuredin Dumanin, se Besmir Haxhia ishte shumë i kujdesshëm dhe “ndërronte gjatë ditës 7 makina të ndryshme që të mos binte në sy”. Në atë moment, pasi e kishte furnizuar me të dhëna dhe pasi e kishte përdorur për ti dërguar mesazhet Besmir Haxhisë, Dumani pyet Allën “A je gati për të qëndruar shoferi ynë?”. Adoleshenti pranoi.

Hapi i radhës, pasi siguruan makinën dhe lëvizjet e shënjestrës, ishte sigurimi i një palë targave, të cilët Klevis Alla “ia mori një makine tip “Skoda” për t’ia vendosur “Toyotës” që u përdor për vrasjen” thuhet më tej në dosje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FERRI" MBI TOKË/ Flakët shkrumbojnë gjithçka në Kaliforni (FOTOT)
Previous article LAMBDA APO DELTA? Ja kush është versioni më i rrezikshëm i COVID

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT