• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTAT MASIVE/ Presidenti Biden iu bën thirrje liderëve të Kubës: Dëgjoni popullin
Home
Nderkombetare

PROTESTAT MASIVE/ Presidenti Biden iu bën thirrje liderëve të Kubës: Dëgjoni popullin

12 July, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka bërë thirrje Qeverisë komuniste të Kubës, të dëgjojë kërkesat e protestuesve për t’i dhënë fund “shtypjes” dhe varfërisë në këtë ishull, një ditë pasi mijëra banorë kanë dalë në protesta të rralla kundër udhëheqësisë.

Protestuesit, që kanë dalë nëpër rrugët e Kubës më 11 korrik, teksa vendi përballet me krizën më të rëndë ekonomike prej rënies së ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe me rekord të të infektuarve me koronavirus, kanë bërtitur “liri” dhe “rënie e diktaturës”. Presidenti i Kubës Miguel Díaz-Canel, është përgjigjur duke u bërë thirrje mbështetësve të tij të “luftojnë” protestat në kryeqytetin Havana.
Ai ka fajësuar Shtetet e Bashkuara për protestat e fundit, duke thënë se politika e ngufatjes ekonomike ka provokuar trazirat shoqërore në këtë vend.

Diaz-Canel pritet të bëjnë një tjetër adresim për media në Havana, më vonë gjatë ditës. Ky shtet, me rreth 11 milionë banorë, është përballur me mungesa të ushqimit, kufizime të lirive civile dhe mungesa të vaksinave, çka kanë rritur zemërimin publik për menaxhimin e pandemisë, nga ana e autoriteteve.
“Ne jemi me popullin e Kubës dhe thirrjet e tyre për liri dhe lehtësim të situatës nga kriza me pandeminë, si dhe nga dekadat e shtypjes dhe problemeve ekonomike, që kanë qenë subjekte të regjimit autoritar në Kubë”, ka thënë Biden përmes një deklarate më 12 korrik.

“Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje regjimit të Kubës, që të dëgjojë popullin e vet dhe të shërbejë për nevojat e tij në këtë moment jetik, në vend të pasurimit të vetvetes”, ka thënë mes tjerash Biden. Agjencia e lajmeve AFP ka raportuar se policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat më 11 korrik. Disa prej tyre janë parë edhe duke përdorur pajisje gome për të rrahur protestuesit, ka raportuar po ashtu AFP.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JO MOS E HIQ DORËN, VËRE MIRË..."/ Marifeti "hoxhës", prekje në pjesë intime për zgjidhje të problemit
Previous article ALFRED PEZA/ I duhet vetëm vula e PD, jo pushteti për opozitarët!

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT