• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DREJTORESHA MË THËRRISTE NË…”/ Zbardhet DËSHMIA e ish-kryetarit të komisionit të ofertave: Naqellari kishte…
Home
Breaking News

“DREJTORESHA MË THËRRISTE NË…”/ Zbardhet DËSHMIA e ish-kryetarit të komisionit të ofertave: Naqellari kishte…

12 July, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ish-zyrtarët në varësi të ministrisë së Brendshme mes tyre edhe Gëzim Mingaj i cili ditën e arrestimit doli në pension, hynë njëri pas tjetrit në gjykatën e posaçme, që la në fuqi vendimet e dhëna në mungesë dhe dërgoi në paraburgim tetë prej tyre, ndërsa e dyshuara Anisa Bogdani shkoi nën arrest shtëpiak.

Ish-drejtoresha e agjensisë Edlira Naqellari dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave dhe të njësisë së prokurimeve, dyshohet se shkelën barazinë në tenderin e uniformave të policisë dhe se në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të kësaj ministrie që po hetohen, ndikuan që uniformat e policisë të përshtaten sipas çmimeve për njësi që kërkonte policia.

Por përveç dosjes së sekuestruar nga prokurorët e SPAK dëshmia më interesante është e anëtarit të komisionit të vlerësimit të ofertave Ylber Pjetërnikaj, i cili tregon se kishte evidentuar se Bashkimit të Operatorëve i mungonte certifikata përkatëse për prodhimin këpucëve për efektivët e policisë së shtetit.

Pjeternikaj, ish-kryetar i komisionit të vlerësimit të ofertave sqaron në dëshminë e tij se e kundërshtoi këtë tender nga mungesa e dokumentacionit që duhej të garantonte cilësinë dhe pikërisht nga ky kriter duhej skualifikuar.

Shkelja tjetër sipas SPAK është pikërisht fakti se dy nga anëtarët e dyshuar dhe të cilët u lanë nën arrest me burg nga GJKKO përpiluan një raport ku konsideruan se këto certifikata konformiteti nuk janë domosdoshmëri pavarësisht se autoriteti kontraktues i konsideron si të tilla.

Në lidhje me këto probleme sipas Pjetërnikaj ishte në dijeni edhe drejtoresha Naqellari.

Ajo ishte e interesuar thekson Pjetërnikaj dhe periodikisht më ka thërritur në zyrë për tu interesuar për procedurën dhe për këtë arsye e kam vënë në dijeni për problemet.

Pjetërnikaj dhe Aurora Mulla u shpëtuan prangave ngaqë rezulton se kundërshtuan firmën, ndërkohë që dokumentet tregojnë se policia ka qenë kundër procedurës dhe për këtë arsye edhe ky institucion ka shpëtuar nga hetimet./tch

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E ZHDUKUR PREJ MUAJSH/ Kthesa në dosjen e shqiptares Artemis Vasili, dyshohet se mbahet PENG për t’u...
Previous article MES TYRE DHE NJË SHQIPTAR! Formacioni më i mirë i Evropianit sipas UEFA-s dhe lojtarët që spikatën

F.autor

Postime të ngjashme

NIS VITI I RI SHKOLLOR/ Rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës Aktualitet

NIS VITI I RI SHKOLLOR/ Rreth 25 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë! Aktualitet

DEBATE NË TAKIMIN E RAMËS NË BERAT/ Egla Ceno tregon përplasjen: Më tha të dilja jashtë!

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar Aktualitet

"LUFTË" FENELINAVE TË ABUZUESVE/ Urdhri i ri për policët dhe zyrtarët që hiqen si të privilegjuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT