• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PUBLIKON TË DHËNAT E STUDIMIT/ Mjeku Alimehmeti: Lajme të mira mbi imunitetin ndaj varianteve të Covid-19
Home
Sociale

PUBLIKON TË DHËNAT E STUDIMIT/ Mjeku Alimehmeti: Lajme të mira mbi imunitetin ndaj varianteve të Covid-19

12 July, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjeku i njohur, Ilir Alimehmeti, shkruan në “Facebook” se ka lajme të mira lidhur me imunitetin kundër varianteve të SARS-CoV-2, referuar studimit të fundit nga epidemiologët e OBSH.

Lidhur me këtë, mjeku thekson se kush e ka kaluar koronavirusin ose është vaksinuar me Pfizer dhe Moderna, ka krijuar imunitet ndaj varianteve të Covid-19, pavarësisht se në trupin e tyre nuk ka antitrupa mbrojtës.

Postimi i mjekut:

“Vepro shpejt, pa pendesë… Nëse për të vepruar ke gjithmonë nevojë të kesh të drejtë, asnjëherë nuk do të fitosh!”
Cit.: Dr. Mike Ryan (Epidemiolog – OBSH)
🙏 Lajme të mira miqtë e mi mbi imunitetin kundër varianteve të SARS-CoV-2 miqtë e mi!
❗ Zhurma mbi aftësinë e varianteve për të kapërcyer efektin e imunitetit natyror dhe atë të ofruar nga vaksinat, deri tani ishte thjesht kaq: zhurmë!
🦠 Me të vërtetë ishin më të transmetueshëm dhe kush nuk ishte imunizuar natyrisht apo pasivisht duhet të kishte kujdes prej tyre, por në asnjë bazë literature nuk vërehej risku i tejkalimit të imunitetit, përveç rënies së numrit të antitrupave që është vetëm një prej elementëve të imunitetit.
🇺🇸 Këtë na e vërteton sërish (sepse tashmë studimet bëhen për të provuar atë që njihet që më parë) instituti prestigjioz La Jolla Institute for Immunology (SHBA), të cilët botuan studimin e tyre në Cell Reports Medicine më 01 korrik 2021, pasi testuan aftësinë e përgjigjes imunitare qelizore kundër:
🦠 Wuhan-1 (virusi origjinal),
🦠 B.1.1.7 ose varianti alfa / britanik,
🦠 B.1.351 ose varianti beta / afrikanojugor,
🦠 P.1 ose varianti gama / brazilian, dhe
🦠 CAL.20C ose varianti epsilon / kalifornian.
📃 Në veçanti janë studiuar 4 grupe të ndryshme individësh:
👉 një grup kontrolli personash të paekspozuar ndaj COVID-19 (gjak i marrë përpara pandemisë),
👉 një grup që e ka kaluar në mënyrë natyrore COVID-19,
👉 një grup i vaksinuar me Pfizer, dhe
👉 një grup i vaksinuar me Moderna.
📃 Gjetjet kryesore:
✅ Qelizat (limfocitet) T të personave të ekspozuar apo të vaksinuar i njohin me efektivitet variantet e SARS-CoV-2
✅ Njihen në mënyrë efektive (në analiza AIM dhe FluoroSPOT) proteina spike dhe proteina të tjera.
✅ 93% dhe 97% e epitopeve të limfociteve CD4 dhe CD8 epitopes janë të konservuara 100% në të gjithë variantet.
📃 Gjetje dytësore:
✅ Nuk vërehen diferenca statistikore ndërmjet personave që e kanë kaluar në mënyrë natyrore COVID-19 dhe personave të vaksinuar me Pfizer apo Moderna. (Figura S1)
📃 Në deklaratat për shtyp, autorët e studimit shprehen:
👨‍⚕ Prof. Alessandro Sette:
👉 “Ky studim sugjeron se impakti i mutacioneve të varianteve shqetësuese (VOC) është i kufizuar.
👉 “Ne mendojmë se qelizat T do të vazhdojnë të jenë një linjë mbrojtjeje kundër infeksionit nga variantet.”
👩‍⚕ PhD Alba Grifoni:
👉 “Këto janë ende variante shqetësimi, por studimi ynë tregon se edhe pse ka një ulje të antitrupave, siç tregojnë studime të tjera, limfocitet T mbeten pothuajse të pandikuara.”
👉 “Vaksinat vazhdojnë të funksionojnë.”
🦠 Ekipi i La Jolla Institute ka bërë të ditur që e ka zgjeruar panelin edhe për varianti B.1.617.2 (delta / indian) dhe gjetjet do t’i lexojmë sapo të jenë bërë publike.
🙏 Pra, miqtë e mi shumë lajme të mira për këdo që e ka kaluar infeksionin nga cilido variant apo është vaksinuar me Pfizer apo Moderna, pasi siç shprehet edhe autorja e parë, kërkuejsa Alison Tarke:
✅ “Ky studim përçon një mesazh optimist. Të paktën, për sa kohë vazhdon përgjigja imunitare qelizore (limfocitet T), sistemi juaj imunitar është ende në gjendje t’i njohë këto variante të reja dhe limfocitet T do të jenë në gjendje t’iu përgjigjen atyre.
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT
Akademia e Shkencave të Shqipërisë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SUPERCOPA MARADONA"/ Hidhet ideja e çmendur për një ndeshje midis Argjentinës dhe Italisë. Ja DETAJET
Previous article "MENDOJA SE NUK DONTE S*KS"/ Dy javë pas vdekjes së gruas zbuloi video teksa masturbohej dhe ua dërgonte dhjetëra burrave

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona Aktualitet

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët Breaking News

TAKIMI ME TË DELEGUARIT PËR TIRANËN/ Zbardhet ultimatumi i Ramës: Dilni në terren dhe takoni qytetarët

RENEA OPERACION PËR KAPJEN E TË DËNUARIT PËR VRASJE/ I shumëkërkuari i shpëton policisë! Ja çfarë ndodhi në Korçë Aktualitet

RENEA OPERACION PËR KAPJEN E TË DËNUARIT PËR VRASJE/ I shumëkërkuari i shpëton policisë! Ja çfarë ndodhi në Korçë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT