• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TENDERI I UNIFORMAVE/ Flet për herë të parë Sandër Lleshaj: Unë nuk kam rol, përshëndes SPAK-un
Home
Politikë

TENDERI I UNIFORMAVE/ Flet për herë të parë Sandër Lleshaj: Unë nuk kam rol, përshëndes SPAK-un

11 July, 2021 F.autor Politikë

Sandër Lleshaj mbante detyrën e ministrit të Brendshëm, kur u nënshkrua tenderi për blerjen e uniformave të policisë së shtetit me vlerën mbi 2.8 miliardë lekë. SPAK firmosi të shtunën urdhër-arrestin për 9 zyrtarë dhe ish zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, nën akuzë për shkeljen në barazi dhe pjesëmarrje në tendera. Ish-ministri, Sandër Lleshaj ka folur për herë të parë për këtë çështje për ABC, ku ka përshëndetur SPAK për hetimet e kryera.

“Duke qenë se bëhet fjalë për një procedurë hetimi në zhvillim, mendoj se kontributi më mirë i secilit është lënia e qetë e SPAK në kryerjen e detyrës së saj.

Unë kam kërkuar publikisht që në shtator të vitit të kaluar që kjo çështje të hetohet. Fakti që kjo gjë po ndodh është për t’u përshëndetur, ndërsa tentativat për të bërë politikë me këtë rast janë për t’u refuzuar” tha Sandër Lleshaj për ABC.

Duke iu referuar hetimeve që zgjatën për rreth 10 muaj, rezulton se për të favorizuar kompaninë D&E shpk, që fitoi edhe tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit për një periudhë 4 vjeçare, agjencia e blerjeve të përqendruara në ministrinë e Brendshme shtyu afatin e zhvillimit të tenderit. Lleshaj sqaron se në këto procedura nuk ka pasur asnjë ndikim, pasi ministri nuk ka asnjë rol.

“Si Ministër i Brendshëm nuk kam pasur as ndonjë shtysë personale dhe mbi të gjitha as autoritet ligjor për t’u përfshirë në asnjë procedure konkrete prokurimi. Sistemi i prokurimit në Shqipëri ka autoritetet e veta të administrimit, të menaxhimit, të kontrollit dhe të ankimimit, ku ministri nuk ka rol”. Hetimi i SPAK për këtë tender ka nisur pas një kallëzimi formal nga deputetët, Myslym Murrizi dhe Halit Valteri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FITUAN "COPA AMERICA"/ Shikoni festën e "çmendur" të Argjentinës në dhomën e zhveshjes (VIDEO)
Previous article "ÇMENDURI" NË LONDËR/ Numërohen rreth 4000 bare, por asnjë tavolinë nuk është e lirë për finalen Itali-Angli

F.autor

Postime të ngjashme

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore Politikë

VITI I RI SHKOLLOR/ Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT