• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FRIKA NGA VARIANTI DELTA/ Mjeku Kalo thirrje qytetarëve: Vaksinohuni! Nuk e kemi fituar betejën…
Home
Sociale

FRIKA NGA VARIANTI DELTA/ Mjeku Kalo thirrje qytetarëve: Vaksinohuni! Nuk e kemi fituar betejën…

10 July, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të paraqiten për të bërë vaksinën kundër koronavirusit, referuar alarmit të dhënë nga autoritetet e shëndetësisë shqiptare se në vendin tonë mund të ketë mbërritur edhe varianti Delta i virusit.

Përmes një postimi në “Facebook”, mjeku Kalo thekson se nuk duhet nënvlerësuar vaksinimi, pasi sipas tij, akoma nuk është fituar përfundimisht beteja me këtë armik të padukshëm.

Postimi i mjekut Tritan Kalo:

Kohë kovidiane….10.07.2021 e në vijimësi….Me ose pa praninë e variantit “delta” si dhe të tjera varianteve të Sars-Cov2/Covid-19, PËRPARËSI në mbrojtjen e shëndetit tonë nga kjo “flamë mbarëbotërore” vijojnë të kenë VETNDËRGJEGJËSIMI dhe së fundmi edhe VAKSINIMI….Pavarësisht imunizimit aktiv pas kalimit të Covid-19 me ose pa shënja klinike, me rastin më të parë që na mundësohet kurrë të mos hezitojmë për t’u vaksinuar…..Vaksinat e përdorura si kudo në Botë edhe te ne, kanë të ndryshme përqindjen e parandalimit të Covid-19, por kanë të përbashkët përqindjen shumë të lartë përsa i përket parandalimit të mundësisë së kalimit të formave të rënda dhe të hospitalizmit prej kësaj sëmundje jetëlënduese dhe jetëmarrëse….Miq, të afërm, bashkëqytetar dhe bashkëkombas, MBANI të mbyllura veshët e “dritaret e mëndjes” ndaj teorive të Gjithollogëve kundra vaksinimit si proçes po ashtu edhe dyshimeve të pavënda ndaj llojit të vaksinave, nëse këto vaksina janë të aprovuara nga FDA, EMA apo WHO….

Njëkohësisht, VETKUJDESJA kurrë nuku duhet nënvlerësuar në çdo rrethanë, sidomos në këto javë “të ferrit klimatik”…..Masat për higjenën vetjake dhe atë kolektive vijojnë të jenë shumë dobiprurëse jo vetëm ndaj infeksionit nga Sars-Cov2, por ato rezultojnë mjaft të dobishme edhe ndaj infeksioneve stinore respiratore, të lëkurës, ato gastro-intestinale, të syve apo të prekjes së gjithë organizmit tonë….NE kurrë nuk do rreshtim për t’ju informuar dhe sensibilizuar….KINI mirë parasysh se të gjitha rastet e pranuara së fundmit në spital i përkasin individëve nga grupmoshat që tashmë i kanë marë të dy dozat e vaksinës, POR ata/ato kanë hezituar të vaksinohen si edhe bashkëmoshatarët e tyre…..Përse veni në rrezik jetët tuaja?….NUKU e kemi fituar ende përfundimisht betejën me këtë armik të padukshëm, përkundrazi…..NE ishim, jemi dhe kurdoherë do të jemi aty në vijën e parë të Ruajtjes dhe të Përkujdesjes ndaj Shëndetit e Jetës suaj…..Together forever!!!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA/ Biden nënshkruan urdhër ekzekutiv për të nxitur konkurrencën në ekonominë amerikane
Previous article HOROSKOPI 10 KORRIK/ Historia juaj e dashurisë mund të marrë një kthesë të re sot... Yjet për sot

s.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT