• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PARALAJMËRON PUTIN/ Biden: SHBA-ja do të marrë masa pas sulmit të fundit kibernetik
Home
Nderkombetare

PARALAJMËRON PUTIN/ Biden: SHBA-ja do të marrë masa pas sulmit të fundit kibernetik

9 July, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka bërë thirrje homologut të tij rus, Vladimir Putin “të marrë masa” kundër grupeve që kryejnë krime kibernetike nga Rusia, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë. Sulmet kibernetike në Shtetet e Bashkuara dhe vende tjera, janë shtuar dukshëm në vitin e fundit, dhe kanë përfshirë sulme të profilit të lartë. Si pasojë e sulmeve të tilla, një gazsjellës i madh ka ndalur punën për disa ditë në lindje të SHBA-së.

Biden i ka thënë të premten Putinit se SHBA-ja do të marrë “të gjithë hapat e nevojshëm” për të mbrojtur amerikanët dhe infrastrukturën kritike të kërcënuar nga sulmet kibernetike, ka thënë Shtëpia e Bardhë. Thirrja telefonike, që Shtëpia e Bardhë ka thënë se ka zgjatur rreth një orë, ka ndodhur disa ditë pasi Kaseya, kompani teknologjike me bazë në Florida, ka qenë cak i një sulmi kibernetik që ka ndikuar në punën e qindra bizneseve amerikane dhe mbi 1,500 bizneseve tjera në nivel global. Informacioni për shkallën e sulmit, që sipas ekspertëve të sigurisë kibernetike është më i madhi në histori, mbetet i pakompletuar.

Grupi për krime kibernetike me bazë në Rusi, REvil ka pretenduar se ka kryer sulmin dhe ka kërkuar monedha digjitale në vlerë të 70 milionë dollarëve për të mundësuar qasjen në softuerin e kompanisë.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, ka thënë se Shtëpia e Bardhë nuk ka “informacione se Qeveria ruse ka dhënë urdhër për sulme të tilla”, mirëpo Kremlini ka “përgjegjësi për të marrë masa”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË NË BULQIZË/ I riu hidhet nga kati i tretë i pallatit (DETAJET)
Previous article ELIMINIMI NGA "EURO 2020"/ Sulmuesi Berg merr vendimin, tërhiqet nga kombëtarja suedeze pas 13 vitesh

s.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT