• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË DEHUR DHE ME SHPEJTËSI 189 KM/ORË/ Policia aksion në rrugët e Shqipërisë, 14 të arrestuar. Një 33 vjeçar…
Home
Aktualitet
Kronikë

TË DEHUR DHE ME SHPEJTËSI 189 KM/ORË/ Policia aksion në rrugët e Shqipërisë, 14 të arrestuar. Një 33 vjeçar…

9 July, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Policia Rrugore ka vijuar me kontrollin intensiv për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor. Në 24 orët është konstatuar në Bulevardin Blu, në Kamzë, një drejtues mjeti me “Benz”, i cili lëvizte me shpejtësi 109 km/orë, ndërsa në rrugën urbane Fier-Vlorë, është konstatuar një tjetër drejtues me “BMW” me shpejtësi 189 km/orë. Në zonën e Yzberishtit në Tiranë u arrestua një drejtues mjeti i dehur, cili rezultoi me 0.98 mg/l në testin e dytë.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar gjithsej 44 leje drejtimi, nga të cilat 37 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 7 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Në total në 24 orë janë gjobitur 2234 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor.

‘Kontrolle intensive në të gjitha rrugët interurbane dhe në qendrat e banuara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

Gjatë kontrolleve në 24 orët e fundit, nga Policia Rrugore e Tiranës, në Bulevardin Blu, në Kamzë, është konstatuar shtetasi R. M., duke drejtuar mjetin tip “Benz” me shpejtësi 109 km/orë, ndërsa nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në rrugën urbane Fier-Vlorë, është konstatuar shtetasi A. H., nga Vlora, duke drejtuar mjetin tip “BMË” me shpejtësi 189 km/orë.

Falë telefonatave të qytetarëve, Policia Rrugore e Tiranës dhe ajo e Fierit kanë bërë të mundur parandalimin e tri ngjarjeve të mundshme rrugore me pasoja për jetën, konkretisht:

Telefonata e parë për një drejtues mjeti që kryente manovra të rrezikshme në rrugë, në zonën e Yzberishtit. Shërbimet e Policisë Rrugore, sapo e konstatuan, i dhanë shenjë ndalimi, por drejtuesi i mjetit nuk u bind dhe vazhdoi ndjekjen duke shkelur disa rregulla të tjera të qarkullimit rrugor, aksidentoi me dëme materiale dhe një mjet tjetër, deri sa u bë i mundur ndalimi i tij. Pas verifikimit me aparatin alkooltestues, rezultoi se shtetasi D. M., 33 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë, drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.99 mg/l testi i parë dhe 0.98 mg/l testi i dytë.

Telefonata e dytë ishte për një mjet tip “Skoda”, që kryente manovra të rrezikshme duke qarkulluar në sens të kundërt në rrugën e Rinasit. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur bllokimin e mjetit. Pas verifikimit me aparatin alkooltestues rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi A. B., 20 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë, drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.99 mg/l testi parë dhe 1.07 mg/l testi i dytë.

Telefonata e tretë ishte nga qarkun Fier, ku drejtuesi një motoçiklete pa targa kryente manovra të rrezikshme në aksin rrugor Seman-Fier. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë bërë bllokimin e motoçikletës dhe nga kryerja e alkooltestit rezultoi se drejtuesi i motoçikletës, shtetasi A. M., 52 vjeç, drejtonte motoçikletën në gjendje të dehur, në masën 1.35 mg/l.

Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar gjithsej 44 leje drejtimi, nga të cilat 37 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 7 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Po falë denoncimeve të qytetarëve te Komisariati Dixhital apo në numrin 112 dhe kontrolleve intensive në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 2234 drejtues mjetesh, për shkelje të Kodit Rrugor që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, konkretisht për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për parakalime të gabuara,  për mospërdorim të rripit të sigurisë, për shpejtësi mbi normat e lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, si dhe për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve.

Policia Rrugore, nisur edhe nga fakti se përgjatë fundjavës fluksi në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike është i shtuar, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.’- njofton policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERKATO E BUJSHME/ Ëndrra e trajnerit Klopp kushton 100 milionë euro, ja emri...
Previous article "GATI PËR SHQIPËRINË"/ Studentja: Kam eksperiencë në qeverinë holandeze, dua të kontribuoj në anëtarësimin në BE

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Ranë në kontakt me korrentin, këta janë roja dhe elektriçisti që humbën jetën Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Ranë në kontakt me korrentin, këta janë roja dhe elektriçisti që humbën jetën

TËRMET I FORTË NË JUG TË VENDIT/ Lëkundjet shkaktojnë panik te banorët, ja sa ishte magnituda Aktualitet

TËRMET I FORTË NË JUG TË VENDIT/ Lëkundjet shkaktojnë panik te banorët, ja sa ishte magnituda

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT) Aktualitet

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT