• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PRITEN RREBESHE SHIU…”/ Sinoptikania: Kjo fundjavë do të jetë e freskët, ja kur rikthehet i nxehti afrikan
Home
Sociale

“PRITEN RREBESHE SHIU…”/ Sinoptikania: Kjo fundjavë do të jetë e freskët, ja kur rikthehet i nxehti afrikan

9 July, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Orët në vijim dhe dita e nesërme, por edhe kjo fundjavë, pritet të sjellin një freskim të motit dhe ulje temperaturash, shoqëruar dhe me rrebeshe afatshkurtra shiu.

Kështu deklaroi në një lidhje për “News24” sinoptikania Lajda Porja, teksa theksoi se korriku do të jetë një muaj tejet kapriçoz me ulje dhe ngritje të shpeshta temperaturash, por sipas saj, vala e të nxehtit afrikan do të jetë e pranishme.

Ndërkohë, kjo fundjavë do të jetë e freskët edhe për kryeqytetin, ku nuk përjashtohen rrebeshe të shkurtra shiu, raporton “BalkanWeb”.

“Duke filluar që nga pjesa e dytë e ditës së sotme kemi një tërheqje graduale të masave ajrore, që kanë përfshirë gjithë vendin, ku dje u shënua 40 gradë. Sot parashikohet një rënie me 3-4 gradë. Termometri pritet që ta tejkalojë 38 gradë. Kemi dhe një shtim të lagështirës në ajër, ndaj dhe kjo bën që ta ndjejmë të nxehtin shumë edhe në orët e pasdites. Duke filluar nga mbrëmja, mund të marrim pak frymë. Pastaj pritet të kemi edhe rrebeshe shiu. Dita e nesërme të kemi një tablo ndryshe, ndërsa të shtunë e të diel do të kemi ulje temperaturash deri në 6 gradë. Sidomos të dielën termometri nuk do të shënojë më shumë se 34 gradë. Duke filluar që nesër në mesditë pritet të fillojë shiu në zonat malore, ku pjesa më e madhe do të rrezikohet nga rrebeshe afatshkurtra shiu.

Nesër shpëton një pjesë e bregdetit të jugut, që do të ketë vetëm mot të vrenjtur, ndërsa bregdeti verior do të rrezikohet nga rrebeshe shiu, në momente të shkurtra. Edhe në kryeqytet nesër pritet të ketë rrebeshe shiu. Ky korrik do të jetë kapriçioz, ku edhe java nis e freskët, me temperaturë në 32 gradë. Ditën e martë e të mërkurë kemi sërish riaktivizim të masave ajrore afrikane, duke sjellë rritje temperaturash. Parashikohet që valën e të nxehtit afrikan ta kemi të pranishme deri në fund të korrikut, ku do të kemi herë pas here freskim të motit, por rikthim të valëve. Do të kemi një javë të ardhshme tepër dinamike me ulje dhe ngritje temperaturash në një kohë të shkurtër”, tha sinoptikania Porja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ME KRYETARËT E BASHKIVE"/ Rama: Fatos Tushe do shkarkohet dhe do përjashtohet nga PS, s’jemi...
Previous article ME STANDARTET MË TË MIRA NË SPITALIN E FIERIT/ Manastirliu: I shtohet rrjetit të laboratorëve publikë

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT) Aktualitet

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

KONFLIKT NË KORÇË/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta Aktualitet

KONFLIKT NË KORÇË/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona Aktualitet

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT