• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“KANË PASUR DEBATE…”/ Vrasja e gruas në Krujë ditën kur çifti do shiste tokën tek noteri, zbardhet dëshmia e djalit
Home
Breaking News

“KANË PASUR DEBATE…”/ Vrasja e gruas në Krujë ditën kur çifti do shiste tokën tek noteri, zbardhet dëshmia e djalit

9 July, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Artan Ismalaja, ka ekzekutuar bashkëshorten e tij Klarita Ismalaja, pikërisht ditën kur çifti kishte dalë nga banesa dhe do shkonin tek noteri për të kryer shitjen e një sipërfaqeje tokë.

Ky detaj nga dalë nga rrëfimi i Arlind Ismalaja, djali i çiftit, i cili deklaron se ka qënë në dijeni se në mëngjesin e datës 5 korrikut 2021, prindërit e tij janë nisur në drejtim të qytetit të Krujës për të vazhduar proçedurat për shitjen e tokës në pronësi të tyre.

Djali i çiftit ka treguar se ndërmjet prindërve, ka patur debate familjare, por jo të asaj shkalle që mund të ndodhte një ngjarje e tillë.

Sipas dosjes hetimore, rezulton se burri ka ekzekutuar gruan e tij, në një sipërfaqe të mbjellë me jonxhë.

Një nga dëshmitarët që ka parë krimin ka treguar për policinë e Krujës se rreth orës 10:00 është ndodhur tek fasoneria duke punuar brenda në repart, tek i cili është me detyrë përgjegjës.

Aty ka shkuar shtetasi Gentjan Goga dhe i ka thënë se tek oborri i fasonerisë ishte futur njëri me makinë brenda rrethimit.

Kanë dalur të dy dhe ju kanë afruar në distancë rreth 20 metra, ku kanë parë një burrë sipër një gruaje, e cila ishte e shtrirë përtokë.

Ata i kanë thënë se është pronë private, por ai është përgjigjur duke i thënë ”…ik, mos hash ndonjë plumb…”.

Në këtë moment të frikësuar janë larguar duke mos qëndruar aty edhe menjëherë kanë njoftuar 129, të cilët kanë mbërritur shumë shpejt.

Dëshmitari i ka thënë policisë se nuk e njihte se kush ishte personi, por dukej se ishte i gjakosur tek shpatulla.

Ai ka treguar se burri ndodhej sipër gruas dhe nuk ishte më në gjendje të shikonte se çfarë bënte aty.

Dëshmitari ka sqaruar se vendi ku ndodheshin nuk ishte i betonuar, por tokë me jonxhë rreth 20 cm e lart dhe nuk mund të dallohej qartësisht.

Menjëherë në vendin e ngjarjes janë afruar shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar se në territorin e jashtëm të fasonerisë ndodhej i ndezur automjeti tip “Ford Galaxy” dhe bagazhi i tij i hapur, ku qendronte gjysëm i përkulur një person të cilit pasi i ështe bërë thirrje të afrohej, por ai nuk ka reaguar.

Në drejtim të tij janë afruar shërbimet gradualisht, ku kanë konstatuar se ishte i gjakosur dhe i përkulur brenda bagazhit.

Meqënëse nuk ka patur reagime nga ana e tij, është kapur nga krahet, ku është konstatuar se pjesa e përparme e tij, ishte e mbuluar me gjak dhe i prerë në fyt dhe rrjedhja e gjakut vazhdonte.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MISTERI, KUSH ËSHTË "B-JA"? Dalin përgjimet e reja: Unë e qëndisa, kryetari më tha do ti q* nënën…
Previous article "TË REFUZOJNË..."/ Ligjvënësit evropianë bëjnë thirrje për më shumë sanksione ndaj Kinës

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË SHQIPËRI/ 6 vatra aktive, 3 nën mbikëqyrje, angazhohen 224 forca dhe një helikopter Aktualitet

ZJARRET NË SHQIPËRI/ 6 vatra aktive, 3 nën mbikëqyrje, angazhohen 224 forca dhe një helikopter

FLUKS I LARTË NË MORINË/ Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë Aktualitet

FLUKS I LARTË NË MORINË/ Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë

E PËSON KEQ/ Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT