• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MISTERI, KUSH ËSHTË “B-JA”? Dalin përgjimet e reja: Unë e qëndisa, kryetari më tha do ti q* nënën…
Home
Aktualitet
Kronikë

MISTERI, KUSH ËSHTË “B-JA”? Dalin përgjimet e reja: Unë e qëndisa, kryetari më tha do ti q* nënën…

9 July, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

E ndërsa akuzat dhe provat kundër ish-kryetarit të bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe u zbuluan dhe gjykata e la pas hekurave, ka mbetur një pyetje pa përgjigje duke krijuar mister, kush është “B”-ja që përmendet në përgjimet e SPAK-ut që ka 11 zyrtarë dhe biznesmenë deri tani nën akuzë.

Në dosje prokuroria i referohet vetëm me inicialin “B” duke mos shkuar më tej, por që kuptohet që zyrtari në fjalë ka jo pak peshë si në Lushnje, por edhe në Tiranë. Biznesmeni Ibrahim Lami i cili u arrestua bashkë me Fatos Tushen thotë se e ka shoqëruar atë për në Parlament.

Por nuk ishte vetëm një episod në dosje që flitej për zyrtarin e lartë me peshë emri i të cilit fillon me “B”. ABC News sjell një tjetër pjesë nga dosja me përgjimet e SPAK-ut, ku ky personazh lakohet në një tjetër bisedë por sërish me të njëjtën temë, mbyllja e problemeve që mund të hapeshin nga tenderi i kanalit vaditës.

Konkretisht në datë 28 shtator të vitit të kaluar, SPAK ka kapur nga përgjimet një bisedë të zhvilluar mes drejtorit të ndërmarrjeve publike në bashkinë Lushnje Flamur Peqini dhe biznesmenit Ibrahim Lamit në lidhje me ankimimin e paraqitur nga firma “Avduli’ për tenderin e kanalit.

Biseda e zbardhur

Flamur Peqini: Ja çuam përgjigjen që të premten, unë tani, ja qëndisa, ja çova, shohim çfarë do të bëjë ai. Po kush e di tani, ça të them unë.

Ibrahim Lami: Tashi ku ka të drejtë të ankohet ai…A ju vë në dijeni juve ai?

Flamur Peqini: Ankohet aty tani te APP dhe normal na vë në dijeni edhe neve, ai na nis një shkresë dhe ne ai, si rregull nuk bie dakord me përgjigjen ai dhe bën një ankesë te APP

Ibrahim Lami: E marr vesh, e marr vesh. Po si ky ka burrë i poshtër qenka?

Flamur Peqini: Më të poshtër nuk ke ku të gjesh, por hajt ne e bëmë atë që duhet bërë

Ibrahim Lami: A e di ti, çfarë halli kam unë, se dikush aty nga brenda ja ka çuar informacion atij.

Flamur Peqini: Jo nga aty jo, por nga ata lart po.

Ibrahim Lami: Nuk e di se një ja ka çuar. Këtë mbaje për vete se ma tha kryetari mua. Do ta gjejë tha, do ti q* nënën, tha.

Flamur Peqini: E di unë e di. Kam edhe një aludim aty lart, ai që ke folur gjithmonë, ai juristi, jo ky, flas për juristin, jo ky se nuk arrin deri në atë fazë ky.

Ibrahim Lami: Se di jo, mirë është të dali se ai këtu le të hajë veten me dhëmbë se nuk e le, “B…..” këtë herë këtë punë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËZOHET AVIONI ME PARASHUTISTË NË SUEDI/ 9 persona ndërrojnë jetë
Previous article "KANË PASUR DEBATE..."/ Vrasja e gruas në Krujë ditën kur çifti do shiste tokën tek noteri, zbardhet dëshmia e djalit

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË SHQIPËRI/ 6 vatra aktive, 3 nën mbikëqyrje, angazhohen 224 forca dhe një helikopter Aktualitet

ZJARRET NË SHQIPËRI/ 6 vatra aktive, 3 nën mbikëqyrje, angazhohen 224 forca dhe një helikopter

FLUKS I LARTË NË MORINË/ Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë Aktualitet

FLUKS I LARTË NË MORINË/ Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë

E PËSON KEQ/ Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT