• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS 20 VITESH LUFTË/ Biden: Me 31 gusht përfundon tërheqja e trupave amerikane. Afganët duhet të…
Home
Nderkombetare

PAS 20 VITESH LUFTË/ Biden: Me 31 gusht përfundon tërheqja e trupave amerikane. Afganët duhet të…

8 July, 2021 Delo.autor Botë, Nderkombetare

Presdienti Joe Biden ka njoftuar se tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani do të përfundojë me 31 gusht. Në një deklaratë për shtyp, Joe Biden u shpreh se se populli afgan duhet të vendosë vetë për të ardhmen e tij, pasi nuk mund të sakrifikojnë një brez tjetër amerikanësh në një luftë të pamposhtur.

Presidenti Biden theksoi arsyet e vendimit të tij për t’i dhënë fund operacioneve ushtarake amerikane edhe pse talebanët po përparojnë me shpejtësi në pjesë të konsiderueshme të vendit. Sipas tij, ushtria afgane ka aftësinë të sprapsë talebanët.

Sipas tij, ushtria amerikane ka ‘arritur’ qëllimet e saj në këtë vend për të mposhtur Al-Kaidën dhe për të parandaluar më shumë sulme mbi Shtetet e Bashkuara. Biden u bëri thirrje vendeve në rajon për të ndihmuar në krijimin e një zgjidhje politike midis afganëve dhe talebanëve. Sipas tij, qeveria afgane duhet të kërkojë një marrëveshje me talebanët për t’i lejuar ata të bashkëjetojnë në mënyrë paqësore.

“Ne i arritëm ato objektiva, prandaj shkuam. Ne nuk shkuam në Afganistan për të ndërtuar kombe. Dhe është e drejta dhe përgjegjësia e popullit Afgan vetëm të vendosë për të ardhmen e tyre dhe se si ata duan të drejtojnë vendin e tyre. Edhe sa mijëra djem e vajza të tjerë amerikanë jeni të gatshëm të rrezikojmë?! Unë nuk do të dërgoj një brez tjetër amerikanësh në luftë në Afganistan, pa ndonjë pritshmëri të arsyeshme për të arritur një rezultat ndryshe. Ne i arritëm ato objektiva, prandaj shkuam. Është e drejta dhe përgjegjësia e popullit afgan të vendosë për të ardhmen e tyre dhe se si ata duan të drejtojnë vendin e tyre. Mënyra e vetme që të ketë paqe dhe siguri në Afganistan është nëse ata krijojnë një marrwveshje paqeje me talebanët”, u shpreh Biden.

Presidenti Joe Biden njoftoi për herë të parë në 15 prill 2021, që trupa amerikane do të tërhiqet përfunimisht nga Afganistani duke i dhënë kështu fund luftës 20 vjeçare. Vendimit të SHBA për t’u tërhequr nga Afganistani iu bashkua edhe NATO. Tërheqja e trupave amerikane filloi që në 1 maj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEL FOTO/ Kush është "koka" e grupit dhe grabitësit nga Kosova të banesave në Ksamil
Previous article JEP ALARMIN/ Ish-prokurori i 21 janarit: Mjerë ai që ka vjedhur lekë nga fondet publike. Në të 61 bashkitë do ketë...

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT