• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MESAZH URIMI/ Sekretari i Përgjithshëm i “EANA” Giboi: Eksperienca e Krasniqit në media, do të orientojë AMA-n drejt paanshmërisë
Home
Sociale

MESAZH URIMI/ Sekretari i Përgjithshëm i “EANA” Giboi: Eksperienca e Krasniqit në media, do të orientojë AMA-n drejt paanshmërisë

8 July, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Europiane të Agjencive të Lajmeve (EANA), Alexandru Ion Giboi, i është drejtuar me një mesazh urimi Agjencisë Telegrafike Shqiptare për zgjedhjen një ditë më parë nga Kuvendi të drejtoreshës së përgjithshme të ATSH-së, Armela Krasniqi si kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Giboi shprehet se “Armela Krasniqi ka qenë një mbështetëse e fortë e aleancës sonë, duke kërkuar barazi midis anëtarëve dhe promovimin e gazetarisë shqiptare”.

“Unë e konsideroj zgjedhjen e zonjës Krasniqi si kryetare e AMA-s si një evolucion normal të karrierës së saj profesionale dhe për këtë e përgëzoj duke i uruar sukseset më të mira në vitet në vijim. Unë jam i sigurt që ish-kolegia ime do të përdorë eksperiencën e saj të gjerë në media për të orientuar AMA-n drejt paanshmërisë dhe së ardhmes të padiskutueshme profesionale”, nënvizon sekretari i Përgjithshëm i EANA-s.

EANA, ku ATSH është anëtare me të drejta të plota, është themeluar më 21 gusht të vitit 1956 si një platformë profesionale që shërben për të rritur bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve midis agjencive europiane të lajmeve.

Në Aleancën Europiane të Agjencive të Lajmeve bëjnë pjesë agjenci prestigjioze lajmesh si AFP Francë, ANSA Itali, DPA Gjermani, EFE Spanjë, PAP Poloni, TASS Rusi, AA Turqi, Ritzau Danimarkë, APA Austri, ANA-MPA Greqi, TANJUG Serbi, Lusa Portugali, AzerTac Azerbajxhan, Ukrinform Ukrainë, STA Slloveni, FENA Bosnje-Hercegovinë, HINA Kroaci, BTA Bullgari, ANP Holandë, Agerpres Rumani e tjerë.

Drejtoresha e Përgjithshme e ATSH, Armela Krasniqi u zgjodh në shtator të dy viteve më parë anëtare e bordit drejtues të Aleancës Europiane të Agjencive të Lajmeve, (EANA). Zgjedhja e drejtoreshës së Përgjithshme të ATSH-së në bordin drejtues të EANA-s është ndër rastet e pakta kur në këtë bord janë zgjedhur përfaqësues nga vende jo anëtare të Bashkimit Europian.

Bordi i EANA-s, përbëhet nga Peter Kropsch, president i EANA dhe drejtor i përgjithshëm i agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, Armela Krasniqi, anëtare e bordit, drejtore e përgjithshme e ATSH, Jiri Majstr, anëtar i bordit, drejtor i përgjithshëm i agjencisë çeke të lajmeve, CTK, Clive Marshall, anëtar i bordit, drejtor i përgjithshëm i agjencisë së lajmeve, Press Association dhe Alexandru Ion Giboi, sekretar i përgjithshëm i EANA-s.

Më poshtë mesazhi i urimit të EANA-s për Agjencinë Telegrafike Shqiptare

Të dashur kolegë,

Është kënaqësia ime të përgëzoj zonjën Armela Krasniqi për pozicionin e ri si kryetare e AMA-s, pasi fitoi bindshëm votën e Parlamentit duke marrë edhe mbështetjen e disa deputetëve të opozitës.

Unë kam qenë koleg në EANA me zonjën Krasniqi që nga viti 2017, kur ajo filloi punën në ATSH.

Pas këtyre katër viteve të mandatit të saj është e lehtë të vëzhgosh ndryshimet pozitive që zonja Krasniqi solli në agjencinë shqiptare të lajmeve.

Si vlerësim për qëndrimin europian të zonjës Kransiqi dhe për shkak mbështetjes së hapur të saj ndaj parimeve për lirinë e medias si gjatë takimeve të EANA-s ashtu edhe gjatë takimeve të tjera ndërkombëtare, ku ajo mori pjesë, zonja Krasniqi u zgjodh si anëtare e Bordit të Aleancës Europiane të Agjencive të Lajmeve, në shtator 2019.

Që nga ajo kohë, Armela Krasniqi ka qenë një mbështetëse e fortë e aleancës sonë, duke kërkuar barazi midis anëtarëve dhe promovimin e gazetarisë shqiptare.

Unë e konsideroj zgjedhjen e zonjës Krasniqi si kryetare e AMA-s si një evolucion normal të karrierës së saj profesionale dhe për këtë e përgëzoj duke i uruar sukseset më të mira në vitet në vijim.

Unë jam i sigurt që ish-kolegia ime do të përdorë eksperiencën e saj të gjerë në media për të orientuar AMA-n drejt paanshmërisë dhe së ardhmes të padiskutueshme profesionale.

Përzemërsisht,

Alexandru Ion Giboi

sekretar i përgjithshëm

Aleanca Europiane e Agjencive të Lajmeve – EANA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITË 2-DITORE NË MAL TË ZI/ Palmer: Prioritet për SHBA, kontributi për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor
Previous article " U JOSH ME 2 MIJË LEKË NGA DY TË PANJOHUR"/ Babai i 12 vjeçarit rrëfen si ia rrëmbyen të birin: E nxorën në rrugë të lypë, kërkoi të...

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT) Aktualitet

TRAGJIKE NE VAUN E DEJËS/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

KONFLIKT NË KORÇË/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta Aktualitet

KONFLIKT NË KORÇË/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona Aktualitet

TRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË/ Prokuroria e Leçes mbyll hetimet për 66 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT