Sot në mëngjes Policia e Komisariatit të Matit ka marrë një njoftim se po digjej një banesë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05.00 të mëngjesit, në fshatin Ketë, njësia Administrative Dibër.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se ishte djegur banesa e shtetasve V.M, B.M dhe F.M.
Tre personat ishin vëllezër me njëri-tjetrin dhe kishin një banesë të përbashket me hyrje të ndara.
Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dyshohet se djegia e banesës është shkaktuar si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik.
Nga zjarri i rënë në banesë nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


