• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BESIMTARJA/ ‘I jam gjithmonë mirënjohës’ … dashuria e madhe e Adelës
Home
Sociale

BESIMTARJA/ ‘I jam gjithmonë mirënjohës’ … dashuria e madhe e Adelës

29 October, 2017 F.autor Aktualitet, Sociale

“Gjërat që kam arritur deri më sot, unë i kam kërkuar, unë jam lutur. Jam lutur për familjen time, për profesionin tim, jam lutur edhe për gjërat më minimale. Unë lutem çdo ditë, për çdo gjë të mundshme.

Lutem shumë. Dhe pjesa më e madhe e lutjeve që kam bërë, Zoti m’i ka realizuar, edhe jam shumë mirënjohëse për këtë”.

Adelajda Xhamani ishte një besimtare e devotshme, e cila mirënjohjen dhe dashurinë për Zotin e shprehte hapur, ashtu siç kishte bërë edhe kohë më parë në një intervistë të dhënë për mediat.

31- vjeçarja, e cila u nda papritur nga jeta mëngjesin e kësaj të diele, rrëfente se agjëronte çdo vit sepse muaji i Ramazanit i dhuronte qetësi e pozitivitet. “Ramazani është muaji që më dhuron qetësi e pozitivitet… E kam nisur agjërimin në moshë të re. Duke qenë se unë vij nga një vend mysliman dhe pjesa më e madhe janë agjërues, kjo frymë u injektua edhe tek unë. Sigurisht kur u rrita unë i lexova librat fetarë, e studiova frymën time. E zgjodha që ta praktikoj sepse më bën të ndihem mirë dhe e dua fenë islame.”

Pavarësisht angazhimeve të shumta që ajo kishte, Adelajda nuk hiqte dorë nga agjërimi.

“Ka rasti që iftari më gjen me një kafe, por prap unë ndihem mirë. Më dhuron një qetësi dhe pozitivitet agjërimi, që nuk e ndjej në asnjë muaj të vitit. Bota e medias nuk është shumë e përkushtuar dhe shpesh edhe nuk të kuptojnë, megjithatë jo të gjithë”.

Gazetarja u nda nga jeta për shkak të një ataku në zemër, orët e para të mëngjesit të kësaj të diele. Në një reagim të shkurtër, policia tha se 31 – vjeçarja vuante nga epilepsia, megjithatë pritet që shkaqet e vdekjes të zbardhen nga ekspertiza mjeko – ligjore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Hysaj në stol ndaj Sassuolos, Sarri e ruan për City-n
Previous article Digjet tërësisht banesa e tre vëllezërve në Dibër

F.autor

Postime të ngjashme

VILA E BALLUKUT E FSHEHUR NË EMËR TË TIJ/ Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga ambientet e SPAK, ‘kyç’ gojën për mediat Aktualitet

VILA E BALLUKUT E FSHEHUR NË EMËR TË TIJ/ Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga ambientet e SPAK, ‘kyç’ gojën për mediat

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT