Është e gjatë, e hollë e me trup të bukur, me flokë të gjatë ngjyrë mjalti e sy blu, mban taka e këmishë, është shumë e ëmbël, ndjek këmba këmbës Kryeministrin Rama dhe e fotografon. Mund të duket si përndjekje, por jo. Kjo është detyra e Boralda Minajt, shkurt Bora, fotografja e re e Edi Ramës.

Sapo ka zëvendësuar Blerta Kambon, vajzën me kaçurrela ngjyrë karote, që e fotografoi kryeministrin për katër vjet.

Bashkë me fotografen e parë Eriona Cami, Rama ka zgjedhur për t’ia kuruar imazhin vetëm syrin e pagabueshëm të vajzave.
Shumë më këndshëm sesa po t’u shtonte truprojave dhe shoferëve edhe ca burra të tjerë me aparate nëpër duar.





