• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË DETYROI TË PUNOJA SI PROSTITUTË”/ 17-vjeçarja rrëfen torturën nga shqiptari në Greqi
Home
Aktualitet
Kronikë

“MË DETYROI TË PUNOJA SI PROSTITUTË”/ 17-vjeçarja rrëfen torturën nga shqiptari në Greqi

7 July, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Amanda, 17-vjeçarja me origjinë rumune në Greqi ka rrëfyer torturën që i ka bërë shqiptari i cili e mashtroi dhe e shfrytëzoi për prostitucion.

“Jam paguar 210 euro. Sapo lashë takimin u ndjeva shumë keq, ndërsa menjëherë të gjitha paratë ia dhashë…. Kishim vendosur paraprakisht që të gjitha paratë që do të bëja do t’i jepja atij për t’i menaxhuar,” thotë ajo.

E mitura tregon më tej se si ra në grackën e 58-vjeçarit, i cili e rrëmbeu dhe e futi në rrjetin e prostitucionit. Ajo thotë se janë njohur në një faqe onlie, ku përdorte pseudonimin “Eva”.

Rreth një muaj më parë për të nisi ferri i përditshëm. E mitura thotë se ai e kërcënonte vazhdimisht nëse ajo do ta denonconte. Protothema.gr zbulon ekskluzivisht të gjithë dëshminë e vajzës fatkeqe por edhe detaje të panjohura. Gjithçka filloi kur autori i krimit iu afrua asaj dhe pati një marrëdhënie të parë me të.

“Më vonë nisën kërcënimet se do të më gjente nëse e denoncoja. Ai ishte mjaft xheloz. Disa herë u grindëm e sepse ai mendonte se po e tradhtoja dhe sepse nuk doja të punoja. Në fillim kur filluam të jetonim së bashku unë kisha komunikim dhe kontakt me dy nga miqtë e mi. Por ai ishte mjaft xheloz dhe më tha që nuk duhet të flas më me ta. Kur ziheshim ai ngrinte dorën dhe më godiste kryesisht në fytyrë. Ishte shumë nervoz dhe nganjëherë pinte alkool dhe drogë,” ka thënë ajo në polici.

“Ai gjithashtu më tha që nëse e lija dhe denoncoja në polici, ose ai ose miqtë e tij do të më gjenin dhe nuk do të mund të fshihesha askund. Isha e frikësuar sepse pashë miqtë e tij ishin të gjithë shqiptarë dhe të burgosur, prandaj isha pothuajse e sigurt se këto kërcënime do të kryheshin dhe nuk do të mund të fshihesha askund. Gjithashtu më ka kërcënuar me një armë që kishte në shtëpi. Kur nuk po përballoja presionet dhe kërcënimet u thashë miqve të mi me të cilët kisha filluar të flisja pak se do ta lija dhe nuk mund ta duroj më. Kisha turp t’u tregoja atyre për punën që ai më kishte dhënë për të bërë dhe nuk doja që ai ta diskutonte atë as me miqtë e tij, ” thotë ajo më tej.

“Unë kam lindur në një qytet në Rumani ku jam rritur derisa isha rreth katër vjeç. Kam pesë vëllezër, dy më të mëdhenj se unë dhe tre gjysmë vëllezër më të vegjël, nga një baba tjetër. Kurrë nuk e kam takuar babanë tim dhe në vitet e para në Rumani dy vëllezërit e mi më të mëdhenj dhe unë u rritëm me gjyshen e mamasë time pasi nëna u largua në Greqi për të gjetur një punë,” i tha Amanda policisë.

“Kur nëna ime u kthye nga Greqia, ajo na mori me vete dhe ne të gjithë jetonim së bashku. Në Pire mami im kishte gjetur një partner tjetër me të cilin kam tre vëllezërit e mi të tjerë ndërsa të gjithë u rritëm me mamanë dhe njerkun,” ka rrëfyer 17-vjeçarja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FJALIMI I FUNDIT NË KUVEND/ Ruçi bën bilancin: Përmbyllëm reformën në drejtësi, miratuam ligje kyçe për integrimin në BE dhe përballimin...
Previous article LAJMI POZITIV/ Vendet ku shqiptarët mund të udhëtojnë gjatë verës pa kufizime

s.autor

Postime të ngjashme

FLUKS I LARTË NË MORINË/ Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë Aktualitet

FLUKS I LARTË NË MORINË/ Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë

E PËSON KEQ/ Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë

PUBLIKOHEN FOTOT/ Ranë në kontakt me korrentin, këta janë roja dhe elektriçisti që humbën jetën Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Ranë në kontakt me korrentin, këta janë roja dhe elektriçisti që humbën jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT