• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BISEDIMET BËRTHAMORE NË RREZIK/ Irani prodhon uranium të pasuruar
Home
Nderkombetare

BISEDIMET BËRTHAMORE NË RREZIK/ Irani prodhon uranium të pasuruar

7 July, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë evropiane paralajmëruan Iranin se përpjekjet e tij të fundit për pasurimin e uraniumit, mund të rrezikojnë bisedimet që po zhvillohen në Vjenë për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

Paralajmërimi u bë vetëm disa orë pasi Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore njoftoi se Irani ka nisur pasurimin e uraniumit në 20 për qind – një hap që e çon atë më pranë zhvillimit të materialeve që mund të përdoren për të bërë armë bërthamore.

Uashingtoni i bën thirrje Teheranit të ndërpresë “lojën me zjarr” dhe t’u kthehet bisedimeve në Vjenë, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price.

“Ky është një hap fatkeq prapa për Iranin”, tha ai.

Ministrat e jashtëm të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë gjithashtu shprehën “shqetësim të madh”, duke paralajmëruar se veprimi i Iranit rrezikon bisedimet.

“Me hapat e tij të fundit, Irani po kërcënon një rezultat të suksesshëm në bisedimet e Vjenës, pavarësisht përparimit të arritur në gjashtë raunde negociatash deri më sot”, thanë ministrat në një deklaratë.

“Irani duhet të kthehet në negociata pa vonesë. Ne kemi theksuar vazhdimisht se koha nuk është në anën e askujt”, thanë ata.

Britania, Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara janë në mesin e fuqive globale, së bashku me Kinën dhe Rusinë, që kanë negociuar marrëveshjen bërthamore me Iranin në vitin 2015.

Me këtë marrëveshje, Irani ka rënë dakord të kufizojë programin e tij bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është tërhequr nga marrëveshja në vitin 2018 dhe ka rikthyer disa sanksione ekonomike kundër Iranit. Në përgjigje, ky i fundit ka nisur të shkelë kushtet e marrëveshjes.

Administrata e presidentit aktual të SHBA-së, Joe Biden, i ka mbajtur në fuqi sanksionet e vendosura nga Trump, por ka shprehur gatishmërinë për t’u rikthyer në marrëveshje, nëse Irani i plotëson kushtet.

Presidenti i zgjedhur i Iranit, Ibrahim Raisi, dëshiron që SHBA-ja t’i heqë sanksionet ndaj vendit të tij, në këmbim të përmbushjes së marrëveshjes.Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore tha se Irani e ka njoftuar se do ta dërgojë uraniumin e pasuruar në laboratorin e tij të kërkimit dhe zhvillimit në uzinën Isfahan.

Qëllimi është të bëhet karburant për një reaktor kërkimor, tha Agjencia.

Tre ministrat evropianë e cilësuan këtë si “shkelje serioze” të angazhimeve të Iranit me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

“Irani nuk ka nevojë të besueshme civile për metale të uraniumit, të cilat paraqesin hapin kryesor në zhvillimin e një arme bërthamore”, thanë ata.

Kriza mbi programin bërthamor të Iranit është në agjendën ndërkombëtare për gati 20 vjet.

Irani thotë se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime paqësore, ndërsa SHBA-ja dhe fuqitë tjera botërore dyshojnë se ai po përpiqet të zhvillojë fshehurazi armë bërthamore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TYM E FLAKË GJATË NATËS NË VLORË/ Digjet lokali, policia jep DETAJET
Previous article VDEKJA E 20-VJEÇARIT NË DURRËS/ Arrestohet pronari i gomisterisë, në hetim shoferi i ambulancës, dyshohet...

s.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT