• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ATENTAT NDAJ GAZETARIT QË MBULON KRIMIN NË HOLANDË/ Qëllohet me 5 plumba
Home
Nderkombetare

ATENTAT NDAJ GAZETARIT QË MBULON KRIMIN NË HOLANDË/ Qëllohet me 5 plumba

7 July, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Një gazetar holandez ka rënë pre e një atentati mbrëmjen e djeshme. Peter R de Vries  është qëlluar me armë në mes të qytetit, pasi kishte përfunduar bisedën e tij në një studio televizive. Ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka marrë plagë të shumta në kokë.

Referuar mediave ndërkombëtare, De Vries është qëlluar me armë zjarri 5 herë nga një distancë shumë e afërt. Lidhur me ngjarjen 3 persona janë arrestuar, mes tyre edhe ai që dyshohet se ka qëlluar në drejtim të gazetarit.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryebashkiakja e Amsterdamit, Femke Halsema tha se ai “po luftonte për jetën e tij” teksa dënoi atentatin ndaj tij duke e cilësuar si një “sulm mizor, të pashpirt”. Policia u ka bërë thirrje dëshmitarëve për pamje, teksa u ka kërkuar që të mos i publikojnë ato në rrjetet sociale. Në të kaluarën De Vries, 64 vjeç, i është dhënë mbrojtje policore pasi ka marrë kërcënime për investigimet e tij në çështjet të rëndësishme të gjykatës.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Gazetari De Vries është i famshëm në Holandë, si analist i shpeshtë i programeve televizive dhe reporter ekspert i krimit, me burime si në forcat e sundimit të ligjit ashtu edhe në botën e krimit. Ai është i njohur në Holandë për punën hetimore në raste të panumërta, veçanërisht pas rrëmbimit në vitin 1983 të manjatit të birrës, Freddy Heineken. De Vries është fitues i çmimit ndërkombëtar Emmy në vitin 2008 për punën e tij ne hetimin e zhdukjes së adoleshentes amerikane Natalee Holloëay në Aruba, në vitin 2005.Nisur nga këto ngjarje të një rëndësie të larë, 64-vjeçari është kërcënuar nga bota e krimit në të kaluarën në lidhje me disa raste.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 3 DITË I ZHDUKUR/ Del EMRI, kjo është 50-vjeçarja që kishte rrëmbyer të miturin për të lypur...
Previous article PARALAJMËRIM PËR TË PAVAKSINUARIT/ Biden: Po rrezikoni komunitetet

s.autor

Postime të ngjashme

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha Botë

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani Botë

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s Botë

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT