• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
COVID-19/ Rakacolli: Është ndërprerë zinxhiri i transmetimit por nuk dihet sa do zgjasë imuniteti
Home
Sociale

COVID-19/ Rakacolli: Është ndërprerë zinxhiri i transmetimit por nuk dihet sa do zgjasë imuniteti

6 July, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Shifrat pandemike në Shqipëri flasin për një qetësi momentale, por kjo nuk është garanci për muajt në vijim. Ky është edhe mendimi i zëvendësministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila e ftuar në A2 tregon për situatën aktuale në vend.

“Fatmirësisht Shqipëria ndodhet në një situatë të mirë dhe relativisht të qetë, me shifra konstante. Por situata në rajon nuk është në këtë lloj qetësie. Ndërkohë që Shqipëria është në nivelin 1 të sigurisë, më i miri, Greqia është në nivelin 3 dhe Kroacia është në zonën 4. Disa vende kanë filluar të kenë rritje, si Mbretëria e Bashkuar, pra ka një lloj jo qetësie në epidemiologjinë në rajon.

Por a është kjo situatë pasojë e shpërndarjes së variantit Delta, apo është një rikthim i variantit të mëparshëm. “Natyrisht që mutacionet kanë rolin e vet, por nuk është vetëm kjo. Vaksinimi ka ndërprerë zinxhirin e transmetimit, por ende nuk dihet sa do të zgjasë imuniteti nga vaksina, apo edhe vetë imunizimi nga sëmundja.

Do të jetë e përjetshme si me fruthin apo do të ketë një afat skadence. Janë gjëra që do na i mësojë vjeshta dhe dimri që kemi përpara. Ne duhet të vazhdojmë të mbajmë këtë situatë, duke qenë alert, pa iu rikthyer normalitetit që kishim 2 vite më parë”, thotë Rakacolli, që shton se gjithsesi rritja e turistëve që mund të vijnë nga vende problematike nuk do të ndikojë në ndryshimin e masave në fuqi.

Zëvendësministrja flet edhe për një fenomen që sheh tkurrje në ritmin e vaksinimit. “Vihet re një lloj hezitimi në vaksinim. Ka hezitim kudo në botë, duke filluar nga lëvizjet no-vax. Mendoj se në Shqipëri thjesht iu ka humbur vigjilenca dhe mendojnë se nuk i duhet vaksina ose mendojnë se mund ta bëjnë më vonë, për t’u përgatitur për vjeshtën. Por qytetarët duhet të besojnë tek vaksinimi, në momentin që është marrë vendimi për futjen në treg domethënë se janë bërë studime të hollësishme. Të gjitha vaksinat që kemi janë efikase”.

Kjo vlen edhe për vaksinën kineze. “I kemi të dhënat e efikasitetit. Sinovac është vaksine që ka në bazë virus të deaktivizuar, që patjetër nxit imunitetin. Efikasiteti i saj për rastet e rënda dhe shmangja e vdekjes është e 100%, mos të harrojmë se përdoret edhe nga personeli shëndetësor”, shpjegon Rakacolli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPAK OPERACION MASIV ANTI-KORRUPSION/ Arrestohet kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe
Previous article ZYRTARE/ Më në fund Sergio Ramos bëhet me ekip të ri

s.autor

Postime të ngjashme

FLUKS I LARTË NË MORINË/ Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë Aktualitet

FLUKS I LARTË NË MORINË/ Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë

E PËSON KEQ/ Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë

PUBLIKOHEN FOTOT/ Ranë në kontakt me korrentin, këta janë roja dhe elektriçisti që humbën jetën Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Ranë në kontakt me korrentin, këta janë roja dhe elektriçisti që humbën jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT