• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“MË GODITËN ME HEKURA DHE…”/ Avokati në Sarandë rrëfen sulmin që iu bë: Ishte i egër, njerëz…
Home
Aktualitet
Kronikë

“MË GODITËN ME HEKURA DHE…”/ Avokati në Sarandë rrëfen sulmin që iu bë: Ishte i egër, njerëz…

5 July, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Avokati i dhunuar sot me shkopa bejsbolli në Sarandë, Marjel Mejdi (Mejdini), ka folur për gazetaren e “BalkanWeb” , ku ka thënë se nuk ka konflikte me askënd.

Avokati ka treguar si ka ndodhur ngjarja, teksa i kanë zënë pritë me një makinë të zezë në dalje të një lokali në Portin e Sarandës dhe i janë sulur një grup djemsh, duke e qëlluar me shkopa në kokë e trup.

“Isha te lokali i portit, piva kafe me një shokun tim. Mora makinën për të dalë nga porti, m’u te dera, sa del, një Porsche e zezë më kishte zënë rrugën. Prita në makinë, që ta hapte rrugën. Ndërkohë, fraksion sekondi m’u sulën disa persona me hekura, shkopinj, sende të forta. Nuk i kisha parë asnjëherë këta persona. Më sulmuan, më gjuajtën në makinë njëherë. Isha bashkë me një shok, u munduam të iknim që të shpëtonim, se ishin shumë veta. Nuk kishim çfarë të bënim. Më ndoqën nga mbrapa nja 30-40 metra. Më erdhi njëri, se unë ika në një moment, por ai më gjuajti në kokë dhe rashë në shesh. Nuk pushonin së gjuajturi. Me hekura, me shkopinj, nuk pushonin së gjuajturi. Unë qëndrova një orë brenda në lokal dhe nuk besoj të kenë qenë brenda ata, pasi aty ka policë, mund të më kenë ruajtur jashtë”, është shprehur avokati.

Pyetje: Çfarë motivi mund të kenë pasur, që të kanë gjuajtur?

Avokati: Unë personalisht nuk kam asnjë konflikt, por xhaxhai im është në konflikt gjyqësor me ca nga Mamurrasi, që quhen Fufi, dhe një Aleks Rexha nga Gjirokastra, të cilët pretendojnë një pronë që xhaxhai imë e ka me hipotekë. Jemi në proces gjyqësor, xhaxhai i ka fituar dy masat e sigurisë në Shkallë të Parë dhe në Sarandë dhe është në Gjyq Themeli, po shqyrtohet. Është rast i përsëritur, se përveç meje që më masakruan sot, kanë masakruar dhe para dy muajsh xhaxhain tim, Ilir Mejdini, njësoj, me hekura e me gjëra, 10 veta. Kanë masakruar dhe kushëririn tim, i kanë carë kokën, me qepje e gjëra. Më kanë ardhur mua në Tiranë, poshtë shtëpisë, të më gjuajnë. Kam lajmëruar Ardi Veliun në telefon, sepse unë kam qenë ish-drejtor në Ministrinë e Brendshme. Është marrë masë, i kanë marrë, i kanë kapur, i kanë lëshuar prapë.

Pyetje: Po sot pse e quajtën konflikt të çastit?

Avokati: Nuk e di fare. Unë s’kam asnjë konflikt me asnjë, është një sulm i egër barbar, i pamëshirshëm, që të na bëjnë presion, që të heqë dorë xhaxhai im nga prona. Unë kam nja 3-4 ditë që kam ardhur në Sarandë. Erdha se kishim gjyq sot, ndodhi pas gjyqit ky muhabet. Gjyqi vazhdon, është në avantazhin tonë, sepse ne kemi fituar masat, jemi pronarë. Si duket njerëz të tillë, primitivë, nuk janë mësuar të zbatojnë rregullat e shtetit. Këtu kanë zbarkuar bandat, këtu ka vetëm banda, që vijnë e gjuajnë. Nuk është rasti im i parë, në Sarandë është situata shumë e rëndë nga bandat, nga njerëz që gjuajnë. Nuk jam i vetmi rast unë. Uroj që shteti të funksionojë dhe t’i vërë para përgjegjësisë të gjithë ata që kanë bërë këtë masakër ndaj meje, ndaj xhaxhait tim dhe ndaj kushëririt tim, Albano Kuçi./BW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U OPERUA NË TENDINËN E "AKILIT" NË FINLANDË/ Ylli Spinacola reagon nga spitali: Shihemi së shpejti…
Previous article PAS NJË SEZONI DEBUTUES TEK VITESE/ Sulmuesi Broja tek kampionët e Europës, nis “zborin” nën urdhrat e Tuchel

F.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT