• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROJEKTLIGJI/ Britania propozon ndëshkime më të forta për imigrantët e paligjshëm
Home
Nderkombetare

PROJEKTLIGJI/ Britania propozon ndëshkime më të forta për imigrantët e paligjshëm

5 July, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Qeveria britanike prezanton të martën një projektligj të ri mbi imigracionin, duke e konsideruar krim futjen pa leje të azil-kërkuesve në këtë vend. Në bazë të dispozitave të projektligjit të ri, kushdo që kapet duke u futur në mënyrë të paligjshme në Britani, pavarësisht arsyeve, mund të dënohet deri me katër vjet burgim.

Masa synon të dekurajojë ardhjen e imigrantëve përmes Kanalit të Lamanshit me varka të vogla e gomone. Trafikantët do të ndeshen me ndëshkime më të rënda, duke e rritur dënimin nga 14 vjet burgim në burgim të përjetshëm.

Ministrja e Brendshme britanike, Priti Patel tha se ligji synon të ndreqë “sistemin problematik britanik të aplikimeve për status azilanti”.

Aktualisht, refugjatët që vijnë nga Franca me varka të vogla kapen nga roja bregdetare dhe mbahen në qendra paraburgimi ose hotele deri kur të merret në shqyrtim aplikimi i tyre për azil. “Plani ynë i ri për imigracionin është i drejtë, por i prerë. Ne mirëpresim njerëz përmes rrugëve të ligjshme dhe të sigurta dhe duke parandaluar abuzimin e sistemit, duke goditur aktivitetin kriminal që mundëson futjen e paligjshme në vend,” tha zonja Patel javën e kaluar.

Në bazë të rregulloreve të propozuara, imigrantët që nuk ndiqen penalisht, por janë futur në mënyrë të paligjshme në vend do të marrin vetëm status të përkohëshëm qëndrimi dhe nuk do të përfitojnë nga ndihma shtetërore, përveçse në rastet kur janë plotësisht pa të ardhura. Vetëm azil-kërkuesit e ardhur përmes programeve qeveritare për refugjatët do të kenë mundësi të vendosen me banim në Britani.

Kritika

Zyrtarët thonë se projekt-ligji dërgon “një mesazh të qartë për imigrantët që po mendojnë të paguajnë trafikantë për të ndërmarrë udhëtimin e vështirë dhe të paligjshëm për në Britani”.

Por propozimi, i cili del të martën para ligjvënësve në Dhomën e Komuneve, është përcjellë me kritika të ashpra nga aktivistë për të drejtat e njeriut dhe organizatat që punojnë me refugjatët. “Në vend që t’u fryjë teorive dhe miteve të sajuara për azilantët dhe imigrantët, Ministria e Brendshme duhet të punojë për t’u ofruar rrugë të sigurta atyre që largohen për t’i shpëtuar persekutimit në vendet e tyre,” tha Steve Valdez-Symods, drejtor për programin e imigracionit pranë organizatës Amnesty International.

Afro 6,000 refugjatë mbërritën në brigjet e Britanisë në gjashtë muajt e parë të këtij viti përmes rrugës së rrezikshme të Lamanshit. Në 2020 numri total ishte 8,417.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPERTHEN "ETNA"/ Pamje spektakolare të vullkanit më të madh aktiv në Europë
Previous article ZYRTARE/ Shihet si talent premtues, Dinamo “blindon” mbrojtësin 21-vjeçar

F.autor

Postime të ngjashme

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën Botë

KANADAJA HYN NË LOJË/ Zelensky zbulon paketën e re të armëve për Ukrainën

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SUEDI/ Sondazhet: E majta kryeson me 51%! Ekstremi i djathtë pëson rënie

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus Botë

SHPËTOJNË PËR "FIJE TË PERIT" ZYRTARËT E BE HE BORIS JONSON/ Një tren që vinte pas tyre u godit nga droni rus

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT