• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PLAGOSI ME ÇIFTE MOTRËN/ Arrestohet pas dy ditësh 63-vjeçari në Vlorë
Home
Aktualitet
Kronikë

PLAGOSI ME ÇIFTE MOTRËN/ Arrestohet pas dy ditësh 63-vjeçari në Vlorë

4 July, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës, mes të cilëve edhe 63 vjeçari i cili dy ditë më parë për motive të dobëta ka plagosur motrën e tij.

Polica bën me dije se ndalimi i shtetasit S. D., 63 vjeç, u bë pasi më datë 02.07.2021, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se nën efektin e alkoolit ka plagosur me armë gjahu (çifte), në pjesën e këmbëve, motrën e tij, shtetasen B. H., 66 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu në pranga kanë rënë dhe dy të tjerë njëri për vjedhje ndërsa një tjetër për drejtim të mjetit pa leje.

Njoftimi i plotë:

Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për ngjarjen e ndodhur në datën 02.07.2021, në fshatin Bishan, Vlorë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ndalimi për veprat penale “Vrasja për shkak të rrethanave familjare”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, i shtetasit S. D., 63 vjeç, banues në fshatin Bishan.

Ndalimi i ktij shtetasi u bë pasi më datë 02.07.2021, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se nën efektin e alkoolit ka plagosur me armë gjahu (çifte), në pjesën e këmbëve, motrën e tij, shtetasen B. H., 66 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi I. B., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka vjedhur çantën me sende personale të një shtetaseje maqedonase, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan në gjendje të lirë, shtetasin E. F., 28 vjeç, pasi gjatë një konflikti të çastit, në Dhërmi, ka goditur me grusht shtetasin L. M.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 31 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPALLET FITUESJA E MISS SHQIPËRIA 2021/ Ja kush e rrëmbeu kurorën e më të bukurës (VIDEO)
Previous article "DONTE MOS E MERRTE VESH BURRI"/ Drejtoresha detyron sekretaren ti bëj FOTO të pasmet, që t'ia dërgoj të dashurit

s.autor

Postime të ngjashme

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet Aktualitet

EMRI/ Arrestohet 56-vjeçari shqiptar nga ICE në Boston, ja për çfarë akuzohet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI) Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Digjet banesa, ndërron jetë i moshuari i paralizuar... (EMRI)

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin? Aktualitet

TRAGJEDIA NË GREQI/ Humbën jetë 4 anëtarë e familjes shqiptare gjatë pushimeve, mbërrijnë në Athinë të afërmit e viktimave! Çfarë e shkaktoi shpërthimin?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT